Kuriozitete

Lucid sfidon Teslan

Kompania start-up nga Kalifornia, Lucid, do të fillojë me pranimin e porosive të blerësve deri në fund të vitit, por pavarësisht kësaj, ka arritur të gjeneroj një numër të madh të adhuruesve që konsiderojnë që mund të paraqet një sfidë të vërtetë për kompaninë Tesla, dhe prodhuesit e veturave elektrike në Gjermani.

Bëhet fjalë për veturën luksoze Lucid Air, e cila me vetëm një mbushje të baterisë arrin të përshkoj 805 kilometra – e çmimi i saj fillestar pritet të jetë 169.000 dollarë, transmeton Telegrafi.

Si rezultat i këtij suksesi, edhe vlera e kompanisë Lucid Group është rritur dukshëm.

Ekspertët e vlerësojnë se arrin në 37 miliardë dollarë, e kjo shumë do të rritet edhe më shumë pas marrëveshjes me Nasdaq, pas bashkimit të forcave me Churchill Capital Corp IV dhe Michael Klein. /Telegrafi/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *