Lajme

Lubonja: Naive të besojmë se Rama nuk kërkon të kontrollojë SPAK

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se në Shqipëri kemi një sistem që përfshin edhe krimin e organizuar brenda. Duke komentuar miratimin e rezolutës anti-korrupsion dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, Lubonja u shpreh se është një tezë që Edi Rama synon të kapë SPAK, përmes nismave, por deri tani nuk e kontrollon. Lubonja tha se Edi Rama ka synuar të kapë SPAK edhe më parë, por duket se nuk ia ka arritur.

Lexo më shumë  Xhaferri: Nafta në Shqipëri më shtrenjtë se në Kosovë, 'turizmi i karburantit' i kushton shtetit 400 milionë euro

“Unë mendoj se opozita duhej të votonte kundër. Tani nëse opozita ka një marrëveshje, me kë e ka këtë marrëveshje? Po mbi cilën do të arrihet marrëveshja? Tani ta mendojmë sikur këta dy palët do bëhen bashkë dhe do bëjnë një marrëveshje për të kontrolluar SPAK, pasi marrëveshja që ka qenë mes forcave politike prej kohësh ka qenë që gjyqësori mos t’i prekte. Por a mund të besohet Edi Rama? Ky mund të ishte naivitet”, – tha Lubonja në studion e emisionit “Open” në News 24.

Lexo më shumë  Qeveria premton edhe 1 milion nëse e mund Turqinë

Rruga Press

YouTube player