Bota

Londra e quan “terroriste” organizatën palestineze të Hamasit

Britania e Madhe do ta cilësojë  grupin palestinez të Hamasit, si një organizatë “terroriste”, raportojnë mediet lokale.

Sipas “The Times”, sekretarja e Brendshme britanike Pretty Patel do të bëjë njoftimin sot nga Uashingtoni, ku ndodhet, dhe do të paraqesë propozimin e saj në parlamentin britanik javën e ardhshme.

Ndërsa “The Guardian”, shkruan se Hamasi do të shpallet i jashtëligjshëm sipas ligjit për terrorizmin.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Kjo do të thotë se kushdo që mbështet Autoritetin Palestinez, përdor flamurin e tij ose organizon takime për Hamasin do të shkelë ligjin dhe do të rrezikojë deri në 14 vjet burgim.

Duke folur për gazetarët nga Uashingtoni, ministri britanik tha: ” Ne kemi arritur në përfundimin se nuk mund ta ndajmë më politikën nga krahu ushtarak” i Hamasit.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënon Iranin me shkatërrim total

Me këtë ndryshim, Londra bashkohet me SHBA-në, Izraelin dhe BE-në, të cilat e konsiderojnë Hamasin një organizatë terroriste.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *