LIVE/Protesta në Tiranë-Hidhet ujë dhe gaz lotsjellës te Kryeministria
Teksa ka nisur protesta për të tretën ditë radhazi pas vrasjes së të riut Klodian Rasha, nga një efektiv policie, blutë në kryeqytet kanë përdorur gaz lotsjellës për të shëprndarë protestuesit.
Një pjesë e tyre ishin vendosur para kryeministrisë dhe nje grup tjetër po marshonte drejt saj.
Edhe një ditë më parë, qytetarët u përplasën me policinë teksa dogjën koshat e mbeturinave dhe sulmuan ministritë.
Gjithashtu në protestë pati edhe episode dhune ku të rinjtë u gjakosën pasi u goditën nga Forcat Speciale me shkop gome.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj për të shpërndarë turmat.