Lajme

LIVE/ Përfundon mbledhja në Prishtinë, Albin Kurti zbulon temat e diskutimit me Ramën: U zotuam për koordinim dhe sinkronizim në gjithçka!

Ka përfunduar mbledhja e dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në Prishtinë.

Në fund të mbledhjes, dy kryeministrat kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, ku i pari ka folur kryeministri Albin Kurti.

“Mandatet e të dy qeverive tona i kemi marrë në një kohë plot sfida. Përballja me pandeminë, me variantin eksploziv Delta, rimëkëmbja ekonomike, janë disa prej sfidave tona, për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku. Ne i gëzohemi tej mase zhvillimit në Shqipëri. Për realizimin e këtyre sfidave, qeveria dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë. Dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projektet, që priten prej kohësh nga qytetarët e të dy vendeve. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë barazi mes dy vendeve. Ndërlidhja e dy vendeve për heqjen e barrierave, që shkaktojnë pengesa, është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona.

Lexo më shumë  Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimit dhe sinkronizimin gjithandej.
Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve mes dy qeverive tona. Janë mbajtur deri më tani 16 takime, ku janë nënshkruar qindra marrëveshje. U vendos të nisin përgatitjet në dy kabinetet tona, me qëllim që mbledhja e ardhshme të jetë në mesin e muajit nëntor”, tha kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti përkujton masakrën e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *