(LIVE) Kurti nis takimin me kancelarin gjerman Scholz
Eskorta e kryeministrit të vendit Albin Kurti ka mbërrite në oborrin e qeverisë gjermane, në të cilin do të pritet nga kancelari gjerman Olaf Scholz.
Televizioni publik, RTK ka publikuar pamjet live nga të cilat shihet se Kurti tanimë ka arritur në vendtakim.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Gjermani me ftesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Scholz pas takimit me Kurti, do ta takoj edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas përfundimit të takimit, kancelari Scholz dhe kryeministri Kurti do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.
Takimet do të jenë të ndara ndërsa ndër temat që do të diskutohen do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi.
Pas takimeve me kancelarin Scholz, Kurti e Vuçiq do ta takohen së bashku me ndërmjetësimin e të dërguar special të BE-së, Mirsolav Lajçak.
Rruga Press