BallinaLajme

LIVE/DITA E PESTË E PROTESTËS-Vajza nga sheshi: Jam e tmerruar nga policia, nuk flas dot

Një vajzë e cila po proteston në sheshin “Skënderbej” ka mbuluar fytyrën me pankartën që mban në duar. Në momentin që gazetarja e Syri TV është afruar për t’i pyetur për kërkesat që kanë në këtë protestë, vajza nuk ka pranuar të flasë duke tundur vetëm kokën.

Pas këmbënguljes së gazetares, vajza tha se është e detyruar të mos flasë që të mbrojë veten, pasi ka frikë nga policia.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Kemi frikë nga policia, na është bërë terror dhe jemi të detyruar të mbulohemi disi. Policia na është bërë terror, dalin çunat e rinj në rrugë dhe ata i kontrollojnë kot, pa arsye,”- thotë ajo.

YouTube player