LIVE/ Briken Çalja arrin me sukses provën e fundit, ngre peshën 190 kg (VIDEO)
Briken Çalja është duke garuar sot në Lojërat Olimpike “TOKIO 2020” në kategorinë e 73 kg. Të gjithë shqiptarët i kanë sytë tek sportisti shqiptar i cili do të kërkojë medalje olimpike në sportin e peshëngritjes.
Në provën e parë në stilin e shkëputjes, Çalja vendosi shtangën në peshën 151 kg por nuk arriti ta realizonte me sukses.
Në provën e dytë Çalja provoi të ngrinte shtangen me të njëjtën peshë dhe ia doli ta realizonte
Çalja vendosi në provën e tretë në shkëputje peshën 155 kg por nuk e realizoi. Kështu, ai mbylli këtë stil me peshën 151 kg të realizuar, larg pritshmëtisë që ishte për këtë stil.
Në përfundim të të gjitha provave në stilin e shkëputjes, Çalja u rendit në vendin e 6 në klasifikimin e përgjithëm.
Çalja e nisi stilin e shtytjes me peshën e realizuar 184 kg dhe e kalon me sukses.
Peshëngritësi provoi peshën 189 kg në provën e dytë, por nuk arriti të mbante shtangën lart
Shtangisti tentoi gjithçka për gjithçka në provën e fundit duke vendosur peshën 190 kg.
Rruga Press