Bota

Lituania dërgon sërish ndihma ushtarake në Ukrainë

Lituania i ka ofruar Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë për luftën kundër Rusisë, njoftoi Ministria lituaneze e Mbrojtjes.

”Ushtria ukrainase ka marrë municion dhe pajisje për të luftuar dronët rusë”, deklaroi ministria.

Lituania, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është një nga mbështetëset më të palëkundura të Ukrainës.

Shteti baltik, me një popullsi prej rreth 2,8 milionë banorë, ka raportuar se ka ofruar ndihmë ushtarake me vlerë rreth 641 milionë euro (686 milionë dollarë) që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt 2022.

Furnizimi i Ukrainës me pajisje ushtarake varet kryesisht nga mbështetja perëndimore.

Rruga Press

YouTube player