Lajme

Listat janë djegur, shteti e lë pa pension prej 10 vitesh. “Nuk kam bukë të ha, nuk më japin pension”

Një e moshuar nga Pogradeci e cila kishte punuar për 25 vite si infermiere nuk mund të marrë pension pasi i ishin grisur listë pagesat.

YouTube player

Me lot në sy e moshuara rrëfen se ka 10 vite që ka dalë në pension por nuk ka marrë asnjë lekë për vitet e punës që ka punuar, ndërsa rrëfeu se jeton bashkë me bashkëshortin për me vetëm 70 mijë lekë të vjetra.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

“Jetoj me 70 mijë lekë. Jam mbytur me borxhe. Kam punuar për 25 vite si infermiere por nuk marr pension pasi janë grisur listë pagesat. Kërkoj nga shteti të më japë një zgjidhje. Shkuam edhe në Korçë ku i gjetëm sigurimet shoqërore, por nuk mund ta ndjek rastin, pasi avokatja më kërkoi 5 milionë lekë, nuk kam ku t’i gjej”, shprehet e moshuara.

Ndërkohë që kunata e cila shoqëronte të moshuarën tregoi se ajo dhe bashkëshorti i saj ushqehen vetëm 1 herë në ditë. “Këta hanë bukë vetëm njëherë në ditë, se kam qenë unë tek shtëpia e këtyre. Kur më bie dera i them burrit erdhën të kërkojnë lekë. A duhet të kesh frikë t’i hapësh derën kunatës se po vjen të kërkojë lekë. Kjo ka 25 vite punë dhe nuk merr asnjë lekë, çfarë të bëjë”, rrëfen kunata e të moshuarës. /ABC.news

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *