BotaKryesore

(Lista) Ukraina publikon emrat e ushtarëve rusë që pushtuan Bucha-n, pas masakrës mbi civilët

Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, teksa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim.

Imazhet që përshkruajnë mizoritë kundër civilëve në qytetin ukrainas u panë pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga rajoni i Kievit, dokumente që i referohen ekzekutimeve të civilëve, varreve masive. Masakra në Bucha  nxiti reagimin ndërkombëtar, duke e cilësuar Putinin si përgjegjës të kësaj masakre.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve rusë që kryen masakrën në Bucha, rajonin e Kievit.

“Çdo ukrainas duhet t’i dijë emrat e tyre!” Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Ukrainës ka publikuar një listë të ushtarëve që kryen krime lufte kundër popullit të Ukrainës në Bucha”, thuhet në deklaratë.

Inteligjenca theksoi gjithashtu se të gjithë kriminelët e luftës do të ndiqen penalisht.

Ju mund ta shikoni listën këtu. Në listë përfshihen emrat e ushtarëve, datat e lindjes, të dhënat e pasaportës, gradat, etj.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Më 31 mars, kryebashkiaku i Bucha-s Anatoliy Fedoruk, njoftoi se Forcat e Armatosura kishin çliruar Bucha-n dhe komunitetin lokal.  Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur gjatë pushtimit. Të paktën 280 njerëz u varrosën në varre masive, tha kryebashkiaku i Bucha-s.

Në mesin e viktimave, është edhe një djalë 14-vjeçar. Shumë nga viktimat ishin të lidhur me pranga dhe fasho të bardhë, gjë që tregon se ata ishin të paarmatosur.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi pushtuesit të qëllonin mbi civilët.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *