Argument

Lista Serbe e quan “Kuvendi në Prishtinë” institucionin themelor të Republikës, teksa kërkon ndihmën e Kushtetueses

Partia serbe në Kosovë e dirigjuar nga Beogradi zyrtar, Lista Serbe, ka bërë sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, duke pretenduar për shkelje të të drejtave të komunitetit serb në seancat parlamentare.

Megjithatë, në komunikatën e saj zyrtare, kjo parti nuk e njeh institucionin e Kuvendit të Kosovës dhe e quan atë thjesht “Kuvendi në Prishtinë” – një formulim i cili është cilësuar skandaloz dhe fyes për institucionet e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, partitë opozitare në Kosovë po e bllokojnë konstituimin e Kuvendi, duke qëndruar në një linjë me Listën Serbe, një parti që nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe institucionet e saj, në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarit që vjen nga komuniteti serb. Opozita ka refuzuar të votojë kandidatin serb, deputetin Nenad Rashiq, i cili e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk vjen nga Lista Serbe.

Opozita e Kosovës me këtë veprim jo vetëm që po pengon punën e institucioneve, por edhe po ndihmon në përforcimin e narrativës së Listës Serbe, e cila prej themelimit ka vepruar si zgjatim i politikave të Beogradit dhe ka refuzuar vazhdimisht ta pranojë realitetin shtetëror të Kosovës.

Më poshtë komunikata e plotë e Listës Serbe:

Deputetët e Listës Serbe dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit në Prishtinë.

Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, ndërsa popullit serb i është pamundësuar realizimi i të drejtave të tij të garantuara.

Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

Lista Serbe mbetet e qëndrueshme në luftën e saj për ruajtjen e të drejtave dhe interesave të popullit serb dhe do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale për të siguruar barazi të plotë.

Rruga Press

YouTube player