Lista Serbe ankohet në Gjykatën Kushtetuese të një shteti që nuk e njeh
Nga Sébastien Gricourt
Kërkoj falje për pyetjet naive që e bëj si një njeri me një shikim të jashtëm, por meqë Lista Srpska dorëzon përsëri një ankesë te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, a don me thënë kjo se:
1/ Kjo parti beogradase e njeh Republikën e Kosovës?
2/ A mund shteti a ndonjë subjekt politik t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese nëse kjo parti është e ligjshme, pra e Kosovës ose e Serbisë?
3/ A mund t’ia kërkojë shteti a ndonjë subjekt politik që ajo të kërkojë falje për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe me sulmet terroriste?
4/ A mund të kuptojmë një herë e mirë kush janë ata që e mbajnë atë për legjitime dhe që konsiderojnë se asaj i takon të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ (pyetje opsionale: a beson ende dikush në moton vllaznim-bashkim?)?
5/ A mund t’i imponohet një herë e mirë asaj që të dorëzojë para drejtësisë së Kosovës shefat e tyre, të cilët sulmuan Kosovën dhe që e vranë oficerin e Kosovës?
Rruga Press

