Sport

LISTA/ Kosova lë pas Italinë, Gjermaninë dhe Francën, shikoni renditjen e ekipeve sipas medaljeve të arit në Lojërat Olimpike

Ekipi i Kosovës po bën paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike duke arritur deri tani të sigurojë dy medalje të arta me xhudistët Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Por këtë suksese e pasqyron dhe renditja botërore e medaljeve të fituara deri tani, ku Kosova renditen në vendin e 7-të duke lënë pas kombëtare si Franca, Italia, Kanadaja e Gjermania të cilat kanë buxhet të kripur.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

Në vendin e parë qëndron SHBA-ja me 7 medalje ari të fituara deri tani së bashku me vendin organizator, Japoninë. Në vendin e tretë renditet Kina me 6 medalje, më pas vijnë Britania e madhe dhe Koreja e Jugut me 3 medalje, ndërsa Australia dhe Kosova mbajnë pozicionet 6 dhe 7 me dy medalje ari. Një sukses historik ky nga Kosova duke bërë krenar të gjithë shqiptarët ane e mban botës.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *