“Lista e zezë” për udhëtimet në BE, Ballkani mbetet sërish jashtë
Këshilli ka përditësuar listën e vendeve ndaj të cilave mund të fillohet të hiqen sanksionet për sa i përket udhëtimeve.
Sipas këtij rekomandimi, vendet e anëtare mund të fillojnë të heqin kufizimet si dhe të hapin kufijtë për banorët e këtyre shteteve:
- Australia
- Japonia
- Zelanda e Re
- Ruanda
- Singapori
- Koreja e Jugut
- Tailanda
- Kina, në bazë të konfirmimit të reciprocitetit
Kriteret mbi të cilat vendoset nëse duhen hequr kufizimet e udhëtimeve për vendet jashtë BE janë: situata epidemiologjike dhe masat e ndërmarra duke përfshirë rregullat për distancimin fizik, si dhe gjendja ekonomike e sociale.
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë mbetur sërish jashtë kësaj liste për shkak të shifrave të larta që janë regjistruar gjatë muajve të fundit.about:blank
Në Shqipëri u raportuan 787 raste të reja gjatë ditës së sotme, ndërsa Maqedonia e Veriut 654 raste.
Mali i Zi regjistroi 432 raste të reja dhe 74 viktima gjatë 24 orëve të fundit.
Po ashtu dhe Serbia ka shënuar shifra rekord gjatë muajve të fundit, ndërsa ditën e sotme 5,129 qytetarë rezultuan pozitiv për COVID-19, ndërsa numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë ka shkuar 2,529.
Rruga Press