KryesoreLajme

Lista e Zezë e LDK-së: Si u Goditën Shteti, Qytetarët dhe Mërgata në 10 Ditë

Shkruan Xhevdet Pozhari

LDK në vetëm këto 10 Ditë:

1. Nuk votoi për qeverinë Konjufca.

2. Nuk votoi për buxhetin e tri komunave, përfshi Prishtinën, Gjilanin dhe Zubin Potokun.

3. Nuk votoi për buxhetin 4 miliardësh të shtetit për vitin 2026.

4. Nuk votoi për marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë mbi 1.1 miliard euro.

5. Nuk votoi për punëtorët e RTK-së, të cilët mbeten pa paga.

Lexo më shumë  Janjiq: Për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përgjegjëse janë BIA dhe Vuçiqi

6. Hodhi fajin te qeveria për pagat e transportit publik, pastaj u pa që ishte mosdije dhe propagandë. Kryeqyteti, ende pa transport publik, punëtorët e trafikut urban ende pa paga.

7. Doli kundër datës 28 që mundëson pjesëmarrje më të madhe të mërgatës në zgjedhje.

8. U ankua që të largohet opsioni i hapësirave shtesë për votim që lehtësojnë votimin e mërgatës.

9. Kryetari i saj, mes shumë fjalimeve populiste, provoi të mashtroj duke u thënë mërgimtarëve “regjistrohuni dhe ejani votoni”, që të dyja dihet që janë të pamundshme.

Lexo më shumë  109 të ndaluar nën dyshimin për manipulim me vota në Prizren

10. LDK mbeti e vetme në koalicion dhe si prurje kryetari i saj prezantoi kandidaten që nuk u zgjodh as në Asamblenë e Ferizajt dhe Ukë Rugovën.

Vetëm në 10 ditë, LDK ka dhënë këto goditje ndaj shtetit, qytetit, qytetarëve, mërgatës dhe punëtorëve. Nuk është çudi që kryetari i saj shpreson që Zoti t’i japë dije e maturi për zgjedhjet e 28 dhjetorit! Sepse veç Zoti mundet me e udhëzu këtë njeri!

YouTube player