Sport

Lista e kombëtares për ndeshjet e shtatorit, titullari është i detyruar t’i thotë “jo” ftesës së Rejës

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, do të bëjë publike në ditët e ardhshme listën me emrat e lojtarëve të grumbulluar për tre sfidat e muajit shtator për kualifikueset e Botërorit 2022. Në listë pritet të ketë ndryshime, por edhe mungesa.

Një nga ata që është detyruar t’i kthejë përgjigje me një “jo”, edhe pse ka marrë ftesën, është Federik Veseli.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Mbrojtësi është dëmtuar gjatë fazës përgatitore me Salernitanën e si rrjedhojë, nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e shtatorit. Ai ishte një nga alternativat e preferuara të Rejas në mbrojtje, pasi e aktivizonte si në qendër të prapavijës, ashtu edhe në krahë, por këtë radhë tekniku nuk do ta ketë në dispozicion një futbollist të tillë.

Me mungesën edhe të Lenjanit në krahun e majtë, po për dëmtim, Reja është detyruar që të grumbullojë të riun Mario Mitaj.

Lexo më shumë  UEFA zgjedh anglezin Anthony Taylor për sfidën e Shqipërisë kundër Polonisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *