Lajme

Lirohet biznesmeni që dha ryshfet për tenderin në Ministrinë e Ogerta Manastirliut

Gjykata la në arrest shtëpie biznesmenin, Vladimir Topi, kompania e të cilit fitoi një tender relativisht të vogël nëpërmjet ryshfetit që i dha sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Në qeli është lënë Silvi Shehi, inxhinierja e kompanisë “Dricons”, që kreu dorëzimin e parave, rreth 330 mijë lekë. Tenderi kishte objekt supervizimin dhe rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Shuma e parave është marrë në banesën e administratorit nga Silvi Shehi, i cili ja ka dhënë më pas zyrtares tjetër, Laureta Sheto, që ishte personi që kishte njohje dhe mbante kontakte me Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale.
Dy zyrtaret, Joana Duro dhe vartësja e saj Laura Sheto u lanë në burg nga GJKKO me vendim të datën 5 qershor për veprat penale “Korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *