Lirohen tre qytetarët e arrestuar nga Serbia në Merdar
Janë liruar tre qytetarët e arrestuar në Merdar nga policia serbe të martën.
Burime të mediave nga Kosova kanë bërë të ditur se ata janë liruar sot.
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë të mërkurën se ka informata se atyre u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve, ndërsa ka shtuar se ka dyshime se është hakmarrje në lidhje me situatën në veri.
Rruga Press