Lajme

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Janë liruar tre policët të cilët janë rrëmbyer nga Serbia.

Kështu kanë bërë të ditur burime mediat në Kosovës.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Tre policët ishin kidnapuar më 14 qershor të këtij viti. Institucionet kanë bërë të ditur se ata ishin kapur brenda territorit të Kosovës nga njësi speciale serbe. Për lirimin e tyre kanë bërë thirrje Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ata ishin kidnapuar pranë një tryeze të improvizuar ku po ushqeheshin. Kidnapimi ishte konsideruar akt agresioni i kryer nga Serbia.

Rruga Press

YouTube player