Lirimi i dy serbëve – reagon Sveçla: Duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka reaguar pas lirimit të dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.
“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka thënë Sveçla.
Ndërkohë, pak më parë, ka reaguar dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Rruga Press