“Liria ka emër”/ Rama poston foton e dy ish-presidentëve të Kosovës

Në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ka postuar një fotografi të dy ish-presidentëve të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.
Krahas fotos, Rama shkruan:
“Liria ka emër! Shqipëri-Kosovë”.
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës

Fushata “Liria ka emër” ka filluar pas ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Kësaj fushate i janë bashkuar edhe liderë të tjerë politikë nga gjithë trojet shqiptare.
