Bota

“Liria është feja jonë” – ukrainasit shfaqin një video përmbledhëse të dështimit të forcave ruse

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit fqinj të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.

Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.

Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.

Lexo më shumë  Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës – aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.

Theksojmë se shërbimet e ndryshme inteligjente kanë zbuluar se Rusia nuk ka arritur objektivat e tyre dhe çdo ditë e më tepër po dështojnë të pushtojnë shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe dëme materiale. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *