KryesoreLajme

Liria e shprehjes dhe media, ambasadori Gonzato: Komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë

 Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka shprehur kritikat e tij sa i përket lirisë së shprehjes dhe medias në vend. Gjatë fjalës në konferencën për mediat, Gonzato ka theksuar se sipas KE-s nuk ka pasur asnjë progres në këtë fushë.  

“Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve.  Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatasve të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqëiptare që të realizojnë këto reforma”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player