Liria e medias në pikiatë/ Hipokrizia e Ramës: Do ndryshojmë sjellje
Kryeministri Edi Rama u shpreh se hapja e negociatave me Bashkimin Europian do të angazhojë edhe më shumë qeverinë për të shtuar mbështetjen për mediat.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit europian në godinën e kryeministrisë, Rama tha se nga ai moment edhe niveli qeverisës do të ngrihet në një nivel të ri në çdo drejtim, përfshirë këtu edhe në mbrojtjen e lirisë së gazetarëve.
Këto deklarata vijnë në kohën kur liria e medias ka shënuar rënie pikiatë dhe vendi është në renditjen më të zezë në histori. Por hipokrizia qëndron te fakti se pikërisht njeriu që e ka katandisur lirinë e medias në këtë pikë, tha se do ndryshojë sjelljen.
“Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, por qoftë dhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre, në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit,” u shpreh kryeministri.
Gjatë vitit 2022, dy gazetarë janë ndaluar të marrin pjesë në konferencat për shtyp të Ramës. Ambrozia Meta e Klevi Muka janë penguar të marrin pjesë sepse kanë bërë Ramën të duket qesharak dhe i dobët në sy të qytetarëve. Këtë gjë e kanë bërë duke i shtruar pyetje të thjeshta ndaj aferave të ndryshme të Ramës dhe antarëve të Qeverisë.
Rruga Press