Bota

Liria e medias dhe krimet e luftës në Siri

Kur bëhet fjalë për dokumentimin e provave të krimeve të luftës në Siri, gazetarët dhe civilët ishin ata që udhëhoqën. Dokumentari “Bringing Assad to Justice”, “Të vësh Assadin para drejtësisë” zbulon rolin e rëndësishëm që gazetarët e huaj dhe vendas mund të luajnë në ekspozimin e abuzimeve të të drejtave, sulmeve dhe torturave

Bombardime, akuza për përdorim të armëve kimike, tortura dhe vrasje. OKB-ja dhe të tjerët akuzojnë presidentin Bashar al-Assad për një listë të gjatë krimesh në dekadën që Siria ka qenë në luftë.

Një film i ri, “Bringing Assad to Justice” thekson përpjekjet e gazetarëve dhe qytetarëve për të mbledhur prova dhe për të kërkuar përgjegjësi për ato krime.

“Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen se Siria është një nga skenat më të mëdha të krimit në botë, se torturat janë sistematike, zhdukjet vazhdojnë dhe qindra mijëra njerëz kanë qenë tashmë viktima të këtyre krimeve famëkeqe si dhe vrasjeve arbitrare”, thotë Ronan Tynan, drejtori i filmit.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Siria renditet si një nga vendet më të këqija për sigurimin e drejtësisë në sulmet ndaj mediave, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Midis viktimave janë edhe korrespondentja amerikane Marie Colvin dhe fotoreporteri francez Remi Ochlik. Ata u vranë ndërsa fotoreporteri britanik Paul Conroy u plagos rëndë kur forcat siriane bombarduan qendrën e tyre të improvizuar mediatike në Homs, në vitin 2012.

Fotoreporteri britanik Paul Conroy thotë se është shumë i vetëdijshëm për rolin që luajtën media lokale ndërsa Siria u bë më e rrezikshme.

“Siria ishte një vend i vështirë për gazetarët perëndimorë që të hynin. Sigurisht ISIS ishte aty, pasi Marie u vra kjo ishte pothuajse një pikë kthese ku vërtet duhej të mendoje dy here. Ne jemi ndihmuar shumë nga gazetarët lokalë sirianë që paguan një çmim të tmerrshëm, disa janë të vdekur dhe të tjerë të zhdukur”, thotë ai.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Assad mohon krimet e luftës. Por në vitin 2019, një gjykatë amerikane e gjeti qeverinë siriane përgjegjëse për vrasjen e Colvin, duke e urdhëruar atë të paguajë 300 milionë dollarë si dëmshpërblim. Rasti përfshinte prova të mbledhura nga gazetarë sirianë dhe perëndimorë.

Regjisori Tynan thotë se shumica e pamjeve të përdorura në film ishin filmuar nga Conroy dhe gazetarë lokalë në Siri.

“Këta njerëz nuk janë vetëm punonjës të medias; ata janë mbrojtës të të drejtave të njeriut në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Dhe pa to, ne nuk do të kishim provat që kemi sot kundër krimeve kundër njerëzimit në Siri”, thotë ai.

Ndërsa sirianët kërkojnë drejtësi për viktimat e luftës, krijuesit e këtij filmi dokumentar shpresojnë se provat që ata kanë mbledhur do të përdoren që përgjegjësit të vihen para drejtësisë./voa/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *