Opinion/Aktualitet

Linjat e duhura të mendimit politik sovran të Kosovës

Nga Elvis Hoxha

Parim metodik: Nuk shohim nga e ardhmja, por jetojmë, mendojmë, projetojmë të ardhmen në të tashmen. E ardhmja jonë është leximi që i bëjmë të shkuarës nga e tashmja jonë – mësim i marrë nga shtetet më të përparuar në demokraci dhe në lëminë e të drejtave të njeriut.
Rezulton që këtej se:

  • Nuk duhet thënë më Serbia nuk e njeh Kosovën, por Kosova nuk e njeh Serbinë. Kjo do të thotë se bëhet fjalë për njohje reciproke. Ajo që duhet të bëjë përpjekje ta njohë Serbinë, nuk është vetëm Kosova, por më së pari BE-ja.
    BE-ja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut nuk e mund ta njohë një shtet që nuk ndan të njëjtët parime mbi jetën dhe të drejtat e njeriut. BE-ja, në bazë të përkufizimit të vet, nuk mund dhe nuk duhet të promovojë integrimin politik dhe ekonomik të një shteti pa integritet moral dhe politik që:
  1. në vend të viktimave të luftrave që ka kryer po vetë, ka rehabilituar kriminelë të cilësuar si të tillë prej gjyqit ndërkombëtar; 2. dy dekada pas luftës më të fundit, ka në krye shefin e propagandës së regjimit gjenocidal;
  2. ka ende në trupin e vet varreza masive dhe, ndoshta, në burgjet e vet persona të rrëmbyer;
  3. nuk ka kërkuar asnjë falje për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin, por që vazhdon të deklarojë haptas poltikën e vet luftënxitëse dhe pushtuese;
  4. që nuk ka dëshmuar asnjë hap në drejtim të demokracisë së brendshme, por vetëm degradim në shtet autokrat e mafioz.
  • Nuk ka pse rriten relacionet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, por mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe me tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor që ndajnë të njëjtat vlera dhe synime evropiane.
  • Kosova duhet të tregojë se ka dy direktiva, besimin e popullit të saj në institucione dhe besimin e popullit të saj në të tashmen në atdhe. Me këto dy direktiva, Kosova bëhet brenda tri vitesh vendi shembull i Ballkanit Perëndimor.
  • BE-ja ia ka borxh liberalizimin e vizave Kosovës. Duhet shtuar se Kosova premton një shtet të së drejtës dhe një shtet i cili nuk do të prodhojë më kërkues azili.
  • Kosova e ka drejtimin e plotë në BE, ndërsa disa shtete të Ballkanit Perëndimor favorizojnë hyrjen e Kinës dhe Rusisë në një Ballkan që është historikisht evropian;
  • Nuk duhet të promovohet ekonomikisht, as të integrohet politikisht në BE një shtet që armatoset prej Kinës dhe Rusisë, dhe as që i hap mundësitë Kinës dhe Rusisë për ta cënuar e dëmtuar ekonomikisht dhe politikisht Evropën;
  • Evropa është një bashkim solid kur integron njëherësh shtetet e Ballkanit Perëndimor. Vetëm kështu ajo tregon se: po kryen një integrim të natyrshëm dhe jo artificial, dëshmon në plan global sigurinë dhe forcëcn e saj.
  • Shqiptarët duhet të tregojnë se janë për Ballkanin e plotë në BE dhe jo për grupe shtetesh që i bëjnë karshillëk BE-së sidomos me masën e lartë të korrupsionit dhe me komplicitet me Rusinë.
Lexo më shumë  Mjeku: Devollët janë oligarkë, oligarku nuk don shtet demokratik, sepse nuk e duron konkurrencën e lirë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *