Bota

“Lini menjëherë shtëpitë në Gaza”, paraljamërimi i Izraelit : Do nisim operacionin

Ushtria izraelite ka ribërë një thirrje për banorët e Gazës që të evakuojnë territorin në veri përpara një operacioni të afërt.

Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha:

“Për sigurinë tuaj të menjëhershme, ne u bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Gazës veriore dhe qytetit të Gazës që të zhvendosen përkohësisht në jug”.

Lexo më shumë  Bashkimi Europian liston Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste

Ai shtoi se kthimi në veri të Gazës do të jetë i mundur pasi të përfundojnë armiqësitë intensive.

Zëdhënësi tha se Hamasi po i vë në rrezik civilët duke i pozicionuar forcat e tij në shkolla, xhami dhe spitale.

“Operacioni i afërt i IDF është vendosur për të neutralizuar kërcënimin e Hamasit me saktësi dhe intensitet.”

Ai u tha civilëve: “Dritarja juaj për të vepruar po mbyllet, lëvizni në jug për sigurinë tuaj.

Lexo më shumë  Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

“Kjo nuk është thjesht një masë paraprake, kjo është një lutje urgjente për sigurinë e civilëve në Gaza.”

Rruga Press

YouTube player