Lineker i prerë: Mesi e tha vetë, jepjani çmimin Levës!
Legjenda e futbollit anglez, Geri Lineker, ishte një nga shumë ish-futbollistët që nuk ishin dakord me fitimin e “Topit të Artë” nga Lionel Mesi.
Në një mesazh në “Twitter” ai shkruan se personat që votuan për argjentinasin duhet të kishin menduar pak më ndryshe.
“Mesi ishte dakord… Mesi pati të drejtë në fjalët që tha. Jepjani Levandovskit çmimin! Fundja, gjëja më e thjeshtë në botë është të bësh gjënë më të drejtë”, postoi anglezi, edhe pasi kishte dëgjuar me shumë vëmendje edhe fjalët e fituesit në Paris.
Kjo ceremoni e sivjetshme e “Topit të Artë” fituar nga ana e Lionel Mesit do të mbetet e njollosur, njësoj si fitimi i të njëjtit çmim nga “Pleshti” edhe në vitin 2010.
Rruga Press