KryesoreLajme

Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Shqipëria po plaket dhe popullsia po tkurret. Ndërsa jetëgjatësia vazhdon të rritet, numri i lindjeve po bie.

Viti 2025 shënoi një rënie të ndjeshme të lindjeve në të gjithë vendin, duke sinjalizuar një krizë me pasoja afatgjata sociale dhe ekonomike. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 21,425 lindje, 8.1% më pak se në vitin 2024, që do të thotë se brenda një viti Shqipëria humbi 1,885 foshnja. Krahasuar me fillimin e viteve ’90, kur regjistroheshin mbi 82,000 lindje në vit, kjo përfaqëson një rënie prej rreth 74%.

Lexo më shumë  Publicisti Fejzi Hajdari kritikon ambasadorin Meidani në MV: Diplomacia nuk duhet të shndërrohet në zgjatim partie

Ekspertët lidhin këtë trend me plakjen e popullsisë, ku mosha mesatare ka arritur 44.3 vjeç, si dhe me uljen e fertilitetit, i cili ka zbritur në vetëm 1.21 fëmijë për grua.

Goditjen më të madhe e ka pësuar Dibra, me një rënie prej 20.4%, e ndjekur nga Korça me 18.5%. Edhe qarqet me peshë ekonomike, si Fieri, Elbasani, Vlora dhe Durrësi, kanë shënuar ulje dyshifrore. Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të lindjeve, por edhe kryeqyteti ka pësuar një rënie të lehtë prej 2%.

Lexo më shumë  Në 2026-ën do të mbahet stërvitja e parë ushtarake trilaterale Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Shifrat tregojnë qartë se Shqipëria po hyn në një fazë kritike demografike, e cila kërkon politika urgjente për të frenuar rënien e lindshmërisë dhe për të garantuar qëndrueshmërinë e vendit në dekadat e ardhshme.

YouTube player