Bota

Lindje nën frikën e vdekjes/ Si i sjellin në jetë fëmijët e tyre qindra gra në Ukrainë mes luftës dhe bombardimeve

Lufta ka shndërruar edhe gjërat më të zakonshme në të jashtëzakonshme në Ukrainë, teksa i ka tmerruar të gjithë.

Bëhet me dije se dhjetëra gra kanë sjell në jetë fëmijët e tyre nën bombardimet ruse, brenda një bunkieri, të rrethuara nga qindra njerëz.

Sipas mediave të huaja më shumë se 500 kilometra larg shtëpisë, Marta Serafini, e dërguar në Lviv, ka treguar historinë e Victoria dhe Valeria, bebushet që kur lindën peshonin njëra 800 gram ndërsa tjetra 1200 gram dhe nënave të tyre.

Lexo më shumë  OKB: Irani po përdor dronë dhe aplikacione për t’i kapur gratë pa hixhabe

“Mbërrita në Lviv më 1 mars, pas një udhëtimi 75 orësh me tren pa ushqim dhe ujë,” thotë Irina. “Për fat të mirë, kisha babain tim me vete, është në të 70-tat. Burri qëndroi në Kiev për të luftuar. Unë erdha në Lvivi dhe menjëherë kam lindur vajzat e mia të vogla, me gjithë vështirësitë”., tha nëna e re që solli në jetë binjaket.

Lexo më shumë  Paralajmërimi i Lituanisë: Evropa Jugore duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen!

Irina tha se Victoria është ende në inkubator, por mjekët thanë se shumë shpejt edhe ajo do të jetë plot shëndet si motra e saj e vogël. Kujtojmë se sot Ukraina dhe Rusia janë në ditën e 22 të luftës, teksa ende nuk është vendosur një armëpushim mes vendeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *