Bota

Ligjvënësi amerikan akuzohet se ka gënjyer FBI-në

Një juri e madhe federale ka paditur republikanin amerikan Jeff Fortenberry nga Nebraska, duke e akuzuar atë se ka gënjyer FBI -në dhe është përpjekur të fshehë informacione nga agjentët federalë që po hetonin kontributet për fushatën e tij të dërguara nga një miliarder nigerian.

Zyra e prokurorit amerikan njoftoi se juria e madhe federale në Los Anxhelos kishte paditur republikanin me nëntë mandate me një akuzë për mashtrim dhe fshehje të fakteve materiale dhe dy akuza për dhënie deklaratave të rreme hetuesve federalë.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

Ligjvënësi nuk pranoi fajësinë dhe u zotua se do të luftonte akuzat. Zoti Fortenberry tha në një video të publikuar YouTube të hënën mbrëma se ai ishte “i tronditur” dhe “i habitur” nga akuzat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *