Sport

Liga e Konferencës, shorti i “play off”, ekipet shqiptare mësojnë rrugën drejt grupeve

Klubet shqiptare të futbollit që kanë mbërritur deri në fazën e tretë, mund të shohin në horizont grupet e Ligës së Konferencës por përpara kësaj, duhet të kalojnë dy pengesa të vështira.

Shorti i “play off” zbuloi rrugën deri te grupet, e cila mund të ishte edhe më e komplikuar për skuadrat tona. Kampionët e vendit, Teuta pas përmbysjen ndaj Inter d’Escaldes janë vendosur përballë Shamrock Rovers dhe nëse do të kalojnë me sukses irlandezët atëherë bregdetarët sfidojnë fituesin mes estonezëve të Flora Talin dhe qipriotëve të Omonias.

Lexo më shumë  Kombëtarja kthehet në Shqipëri, Sylvinho konfirmon qëndrimin

Laçi kërkon të mos e ndërpresë ëndrrën evropiane. Porta e fundit e kurbinasve për në grupe do të jetë në Holandë ose në Irlandë, me Laçin që nëse kalon gjigandët e Anderlecht do të luajë me fituesin e çiftit Vitesse – Dundalk.

Prishtina ndërkohë do ndeshet fillimisht e norvegjezët e Bodo Glimt dhe nëse fiton atëherë do të provojnë shanset ndaj njërës mes sllovenëve të Muras, rivalëve të Shkëndijës në turin e parë, dhe Zalgiris Vilnius, skuadrës lituaneze. Takimet e para të playoff do të luhen më 19 gusht ndërsa ndeshjet e kthimit, një javë më vonë, në datën22 gusht./a2/

Lexo më shumë  Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Spanjës – Sylvinho me dy ndryshime

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *