Sport

Liga e Konferencës/ 7 skuadra shqiptare në fushë, Partizani do të masë forcat me Bazelin e Xhakës. Ja sfidat e “zjarrta”

Në orën 19:00, do të zbresë në kampionia e Shqipërisë, Teuta e cila do të sfidojë në stadiumin “Niko Dovana” skuadrën nga Andorra, Inter Eskaldes.

Në të njëjtën orë do të luajë Vllaznia në transfertën e Limasolit në Qipro ndaj AEL-it, ku shkodranët do të kenë një sfidë tepër të vështirë.

Në të njëjtin orar në 19:00, Laçi do të luajë në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Universitatea Kraiovas ku do të synojnë që në ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të fortë siç janë rumunët.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

Në orën 19:00 e ka rradhën dhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës për të luajtur takimin e saj në transfertë ndaj Rigës. Në orën 20:00, Shkupi do të ndeshet në shtëpi ndaj Santa Klarës.

Në orën 20:15 do të luhet supersfida, Bazel-Partizani ku të kuqtë e Ilir Dajës do të masin forcat ndaj një kundërshtari të fortë dhe me eksperiencë në arenën ndërkombëtare siç janë zviceranët e Bazelit.

Lexo më shumë  Hysaj flet para sfidës historike: Do japim gjithçka për të kualifikuar Shqipërinë, çunat janë të motivuar

Drita do të luajë ndaj Fejnordit në një ndeshje tepër të vështirë siç është ekipi hollandez.

Rruga Pess

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *