Lajme

Lidhja e Historianëve kërkesë Kurtit e Konjufcës: Ligj për t’i shpallur të pavlefshme vendimet e Serbisë për Kosovën

Kryetari i Lidhja Historianëve të Kosovës, Shkodran Imeraj, i ka dërguar zyrtarisht shkresë kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, duke kërkuar që institucionet sa me parë të miratojnë Ligjin për të i shpallur të pavlefshëm të gjitha ligjet, vendimet dhe aktet nënligjore që ka marrë Serbia për Kosovën nga marsi 1989 deri në qershor 1999.

Sipas tij, Kosova po sfidohet nga legjislacioni i Serbisë, ku po i rrezikohen disa prona të rëndësishme.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

“Lidhja e historianëve të Kosovës dega në Deçan i ka dërgua zyrtarisht shkresë kryeministrit Kurti, kryetarit të kuvendit Konjufca dhe nga ta kemi kërkuar që Kosova të nis të hartojë ligjin për distancimin dhe vendimeve që ka marrë Serbia për Kosovën në periudhën 1989-1999. Arsyeja pse iu kemi dërguar shkresë është se Kosova po sfidohet me legjislacionin e Serbisë siç është rasti i Manastirit të Deçanit, i cili po mundohet t’i merr pronat e ndërmarra dhe kisha në kampusin e UP që është në një luftë juridike me UP për ta marrë pronësinë e pronës që e ka marrë në bazë të vendimeve të Millosheviqit. Ne kemi dërguar shkresë kryeministrit dhe shpresojmë që  Kosova të distancohet nga ato ligje dhe institucionet e drejtësisë të mos nxjerrin vendime skandaloze siç është rasti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka falur pronat Manastirit të Deçanit”.

Rruga Press

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *