Bota

Lideri çeçen falënderon Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Lideri i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, ka falënderuar Serbinë që nuk u bë pjesë e SHBA-ve dhe bllokut perëndimor për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një intervistë për mediat serbe, Kadyrov theksoi se Serbia dhe Bjellorusia nuk i vendosën sanksione Rusisë, duke theksuar se ai personalisht i është shumë mirënjohës për këtë vendim presidentit serb Aleksandar Vuçic.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para pak kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur nga fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë. Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmi ndërkombëtar ne Çeçeni u thye në kurriz”, tha Kadyrov.

Ndërkohë lideri çeçen i cili është dhe një nga bashkëpunëtor më të ngushtë të Vladimir Putin, ka uruar myslimanët serbë që të kenë një jetë të qetë për të mirën e vetë Serbisë.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

“Me kënaqësi të madhe i përcjell vetes sime dhe në emër të gjithë popullit vëllazëror çeçen të gjithë muslimanëve në Serbi. I uroj një jetë të qetë dhe të suksesshme për të mirën e tërë Serbisë”, ka përfunduar deklaratën e tij Kadyrov.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *