Bota

Liderët perëndimorë takohen për të diskutuar përkrahjen për Ukrainën

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do t’i bashkohet të enjten liderëve perëndimorë në Bruksel për tri samite që do të mbahen për pushtimin rus të Ukrainës, raporton BBC.

NATO, G7 dhe BE-ja të gjitha do të mbajnë takime, në një shfaqje të rrallë të unitetit nga Perëndimi.

Biden do të marrë pjesë në të tri takimet, ndërsa është hera e parë që një president i SHBA-së merr pjesë në një samit të BE-së në Bruksel.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë

Por, vizita e tij në Bruksel nuk është vetëm simbolizëm.

Pushtimi rus i Ukrainës i ka dhënë një qëllim të ri. Ndërsa BE-ja përpiqet të ndërpresë lidhjet me Rusinë në fushën energjetike, duhet të krijojë dhe forcojë marrëdhënie të reja, veçanërisht me SHBA-në.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të shfaqet në një videolidhje si në takim të liderëve të NATO-s ashtu edhe të atyre të BE-së.

Presidentët e NATO-s dhe kryeministrat do të pajtohen për mbështetje më të madhe për Ukrainën dhe për vendosjen e trupave të reja tek aleatët në lindje të Evropës. Synimi është të shfaqet solidaritet me Kievin.

Lexo më shumë  Shpenzimet e NATO-s për mbrojtjen arrijnë rekordin prej 1.4 trilion dollarësh

Shumë nga shtetet, ndonëse jo të gjitha, kanë qenë të gatshme ta furnizojnë me armë Ukrainën.

Mbretëria e Bashkuar tha se do të përdorë takimet e G7 dhe NATO-s për të “rritur ndjeshëm ndihmën për mbrojtje të Ukrainës”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *