KryesoreLajme

Liderët e opozitës shqiptare në Maqedoni nënshkruajnë deklaratën e bashkimit në Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Sot në ditën shumë domethënëse për shqiptarët, në Ditën e shënuar të Pavarësisë së Kosovës, u nënshkrua Deklarata për Bashkimin Opozitar Shqiptar në Maqedoni të Veriut, përbrenda koalicionit VLEN, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt një uniteti me parime të partive politike në Maqedoninë e Veriut .

Nënshkrimet e kësaj deklarate u bënë nga lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje, Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike dhe Afrim Gashi nga Alternativa.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Në deklaratë theksohet se ky bashkimi po hedh themelet e një epoke të re mes partive shqiptare në vend, duke shfaqur një unitet të përbashkët për të përballuar sfidat dhe për të ndërtuar një vizion të përbashkët për të ardhmen e shqipëtarëve në vend.

Gjithashtu, u bë e ditur se kandidati i katër partive për zgjedhjet presidenciale do të jetë Arben Taravari, duke e bërë këtë deklaratë edhe një hap më shumë drejt bashkimit të opozitës në Maqedoninë e Veriut dhe ndryshimeve politike në të ardhmen e afërt.

Lexo më shumë  8 mijë euro gjobë për PDK-në, shkak fjalimi i Sami Lushtakut “T’i çojna mesazh Albin Kurtit dhe zagarve të tij”

Rruga Press

YouTube player