Sport

Licensimi/ Kriteret e UEFA-s, drejtuesit e klubeve të Superiores mblidhen sot për ndryshimet

Në lidhje me licencimet e klubeve për vitin 2022-2023 do të zhvillohet ditën e sotme një mbledhje mes Departamenti Ligjor të Licencimit dhe drejtuesve të klubeve të Superiores si dhe katër kandidatë nga Kategoria e Parë dhe dy klube nga kampionati i femrave.

Përpara këtij organizimi, në lidhje me kriteret që duhet plotësuar ka folur edhe menaxheri i këtij departamenti, Eduard Gjini. “Gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor, ne kemi zhvilluar me UEFA-n disa ‘workshop’-e, në të cilat janë sqaruar të gjitha kriteret e pjesës së licencimit të klubeve që do të marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore dhe UEFA.

Te të gjitha kriteret ka disa shtojca, rregulla që UEFA i ka shtuar si kërkesa për sezonin që vjen.

Lexo më shumë  Italianët të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave

1. “Në kriterin sportiv kanë shtuar, klubet që do të marrin pjesë për sezonin e ardhshëm (2023- 2024) nuk duhet të kenë më katër skuadra në sistemin zinxhir të fëmijëve, por duhet të kenë gjashtë. Përveç pjesës nga U-9 në U-14 kanë shtuar edhe U21, që praktikisht shumë skuadra tonat e kanë, pasi ne kemi Kampionatin U-21. Përveç kësaj, kanë shtuar edhe kualifikimin e trajnerëve, pra për gjashtë skuadra, dy trajnerë do të jenë me UEFA A dhe katër trajnerë me UEFA B. Kjo është pjesë e kriterit sportiv”.

2. “Në kriterin e infrastrukturës kanë shtuar një kërkesë, në të cilën të gjitha ndeshjet e Kupave të Europës nuk do të luhen më gjatë ditës”, tha fillimisht për fshf.org Gjini.

3. “Në kriterin e tretë, atë të administratës dhe personelit janë shtuar dy oficerë. Pra, çdo skuadër që do të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA-s, duhet të ketë një oficer për menaxhimin e ndeshjes dhe një oficer tjetër që do të merret me grupet vulnerabël. Gjithashtu, duhet të ketë një trajner për portierët për pjesën e akademisë. Pra, nëse një klub ka Akademi nga U-7, U-9 deri në U-19, duhet të ketë edhe një përgatitës portierësh”.

Lexo më shumë  “Bën mirë të mos kthehesh në Rusi”/ Brigada ushtarake ruse vë në shënjestër Mirlind Dakun

4. “Në pjesën e kriterit të katërt, që është kriteri ligjor, shumë klube duan të ndërrojnë pjesën e formës juridike. Por kjo do një proces trevjeçar dhe në rast shndërrimi të formës ligjore, kjo e ndalon klubin të marrë pjesë për tri vite në Kupat e Europës”.

5. “Kriteri financiar nuk ka ndryshuar, është po e njëjta që ka qenë si vitet më parë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *