KryesoreLibri i javes

LIBRI I JAVËS/SHQIPTARËT MIDIS PERËNDIMIT DHE LINDJES – EQREM ÇABEJ

THEMELET KULTURORE – HISTORIKE : POPULLI DHE POEZIA E TIJ

Gjeografia dhe karakteri i vendit

Prodhimi letrar i një populli nuk mund të kuptohet pa njohjen e historisë së tij, po historia shpeshherë është rezultati i të dhënave gjeografike, ndikimi i formimit tokësor dhe i natyrës së vendit mbi jetën dhe veprimet e banorëvet. Fytyrën gjeografike të Shqipërisë së sotme, me përjashtim të detit, e karakterizojnë në tërësinë e saj anët malësore që e ndajnë nga shtetet fqinje[1]: në veri ngrihen vargjet e mëdha të Alpevet veriore Shqiptare, përbri tyre Malësia e Gjakovës. Këtu rreshtohen anët malësore të lindjes: Bështriqi shkon në lindje përbri luginës së Krumës. Në jug të Drinit të Bardhë e në lindje të Drinit të Zi ngrihen Koritniku i Lumës dhe Gjalica, dhe në lindje krahina malo re e Gorës. Nga jugu lidhet me to Kreshta e Korabit, me Majën e Korabit, maja më e lartë e Shqipërisë. Drini i Zi që del në drejtim verior prej Liqenit të Ohrit përçan këtu luginën e ngushtuar ndërmjet kreshtave të larta e të ngushta të Jablanicës në perëndim dhe Malit të Stegovos në lindje, i cili ndodhet në tokë jugosllave. Anët malësore të lindjes vazhdojnë te trungu i lartë i Malit të Thatë, i cili ngrihet midis Liqeneve të Ohrit e të Prespës dhe shënon kufi rin e fushës së Korçës në verilindje. Anën juglindore të kësaj fushe e formon mali thikë i Moravës. Ngjitur me fushën e Korçës shtrihet Gropa e Kolonjës, e cila rrethohet në lindje prej Gramozit. Pas këtij kapet me drejtim juglindor vargmali Postënan-Mëlësinë. Në jug të luginës së sipërme të Vjosës vijon vargu malësor i Dhëmbel Nemërçkës, e përbri tij lidhet krahina e lartë e Pogonit dhe në jug të kësaj ngrihet mali Bureto. Vargu i Malit të Gjerë-Shtugarës vazhdon përtej kufirit gjer brenda kufirit të Greqisë.

Edhe Fusha e Delvinës në fund të Jugut Shqiptar rrethohet pjesërisht prej vargmalesh. Ky vend i kufizuar kështu dhe prej detit është i përshkuar së brendshmi prej vargjesh, kurrizesh mali, luginash e gropash të ndryshme, e formon fusha të gjera si Myzeqenë. Por Shqipëria paraqet në përgjithësinë e saj një njësi gjeografike. “Shqipëria përbëhet prej një shumice këso vendesh. Këto kanë ndryshime e kontraste të mëdha ndërmjet tyre. Megjithëkëtë ajo lidhet në një njësi të madhe, në një vend i cili na shfaqet si një gjë krejt e njëhershme e individuale. Pjesët e tij janë vërtet në grindje të përhershme midis tyre, po bash prej kësaj edhe të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Vendi dallohet si një njësi e veçantë fort shprehimisht prej vendeve fqinje.”

 Emri i popullit

Në këtë truall të kufizuar kështu dhe në viset kufizore të Jugosllavisë e të Greqisë banon që nga kohë të lashta populli shqiptar. Këtij i shtohen dhe kolonitë në Itali (me Dalmaci), në Greqi të Vjetër me ishuj, në Sirmi, Bullgari, Rumani, në Bashkimin Sovjetik, në Turqi, Egjipt dhe në Shtetet e Bashkuara.

Emri me të cilin të huajt quajnë popullin tonë (Albaner, albanais, albanese etj.) ka qenë i përdorur dikur përgjithësisht si emër populli edhe në tokën shqiptare, prej vendasve vetë. Por tani ndër ne është përmbledhur në një përdorim lokal dhe është zëvendësuar nga shqiptar.

Rruga historike që kanë përshkuar të dy emrat duket të ketë qenë e njëllojtë, po ajo rrugë që kanë ndjekur zakonisht emrat e popujve. Që të dyja në fillim emra fisi[2], u ngritën pas një në rangun e emrit kombëtar. Emri i vjetër (arbën, arbër) u mbulua pastaj prej emrit shqiptar. Mirëpo kudo brenda tokës ku flitet shqipja, qoftë nëpër kolonitë tona, qoftë ndër shkrimtarë më të vjetër, qoftë në përdorim lokal të ruajtur a të ngushtuar të me kohë një fisit, qoftë në emra vendesh, ne shohim kudo se si EMRI I MOÇËM I POPULLIT SHKËLQEN si një fosil nën mbulesën e emrit të ri.

Shkrimi i emrit të vjetër ndër të huajt lëkundet midis trajtave alb e arb-; shqiptarët vetë kanë përdorur trajtën arb-. Gjeografi aleksa ndrin Ptolemeu i shekullit II pas Krishtit shënon[3] te harta e tij e botës midis Orestis e Almopërvet, në lindje të Lezhës (Lissus), fisin e “Axßavoí me qytetin” Aßavóлoliç. Fisi banonte në Shqipëri të Mesme. Vijon një heshtje e gjatë shumë shekujsh. Nga viti 1072 i përmend shqiptarët bizantini Mihael Attaliates. Anna Komnena XIII 5 kujton në Shqipëri në kohën e luftrave bizantino-normane rreth 1079 vendin “Axßavov, Georg Akropolita gjithë vendin përqark To AZBavov”[4].

 Në kohë të Mesme Arbanum është Kruja, episcopus Arbanensis ipeshkvi i Krujës. Duket se përdorimi më i vjetër i emrit ka qenë te bizantinët trajta arb-, gjithashtu dhe ndër latinët. Këta popullin e quajnë pikësëpari arbanenses (1166) dhe vendin Arbanum (1204, 1250) dhe vetëm prej kohës së Anjou-ve (1271) e tëhu më shumë albanenses e Albania. Nga trajtat e fundit doli ital, albanese, kurse prej greq, Apßavírns Apvaßírns lindi turq, arnaut. Formën arb- e shohim edhe në serb, e vjetër Rabana (1198) dhe rabanski, në 1330 Arbanasi.[5]

Emri i vjetër ruhet edhe te shqiptarët vetë në trajtën arb-; kështu ndër shqiptarët e Italisë, të cilët, të ikur në shekullin XV nga vende më shumë toske, e quajnë veten arbëresh.

Ky emër përdoret edhe te shqiptarët e Greqisë, që janë edhe këta toskë. Që të dyja këto degë nuk e njohin emrin shqiptar, e kjo dëfton se ky nuk kish filluar të sundonte në Shqipërinë e mbarimit të Mesjetës. Por që emri i moçëm ka qenë i gjallë edhe në Veri të Shqipërisë, e këtu gjer në shekullin XVII, na e dëshmon emri Arbënésh, me të cilin shqiptarët gegë veriorë të dalë rreth vitit 1700 e quajnë edhe sot vendin e tyre Borgo Erizzo në Dalmaci.[6]

 Me këto data nga diaspora shqiptare përkojnë në pikëpamje të kohës dëshmitë e shkrimtarëve të moçëm shqiptarë: Pjetër Budi 1621 ndegiuhu te Arbenesce[7], Frangu i Bardhë (Franciscus Blanchus) 1635 Arbenesceve[8]. Pastaj te Pjetër Bogdani 1685 na del përbri emrit të vjetër: dheu i Arbenit, l’Arbenescete, “li Albanesi”. Arbenoretè id[9]., sciume fjale t’Arbenescia emri i ri: Gramatike Latin e Scqip[10]. Por gjer në fillim të shekullit XVIII emri i vjetër ka qenë ende i gjallë koncili shqiptar i mbajtur nën kryesinë e Papës Klementi XI quhet në aktet përkatëse të vitit 1706 Cuvendi i Arbenit.

Edhe sot gjejmë në Shqipëri një Arbër, Arbëri sporadike si emër vendi e arbërésh, arbër si emër fisi. Pas Johann Georg von Hahnit[11] në kohën e tij banorët e Labërisë thoshin se që prej kohësh të moçme quhen vetëm arbër e vendi i tyre Arbëri. Ky përfshin pas këtij dijetari këto katër pjesë: 1. krahinën e Vlorës; 2. Himarën në jug të së parës me Bregdetin me shkrepa të rrëpjeta e të zhveshura 3. rrethin e Delvinës në jug të vendit; 4. Kurveleshin, hinterlandin lab, i cili ngrihet në perëndim të derdhjes së Drinosit e në jug të Tepelenës dhe tek i cili të tri pjesët e tjera duan që të jetë i kufizuar emri Labëri. Kjo ndarje është edhe sot e gjallë, po duket të ketë pësuar ngushtime nga shekulli i kaluar e tëhu. Sipas informatash të besueshme që kam marrë, me emrin Arbër përfshihen prej disave katundet Borsh, Fterrë, Çorraj, Kallarát e Kuç, të cilat në pjesë të madhe i takojnë zakonisht Kurveleshit të Poshtëm. Mirëpo emri Arbër dhe vendi që përfshihet me të duket se nuk janë të caktuar mirë në ndërgjegjen e banorëve. Kështu banorët e maleve të Kurveleshit të Sipërm emrin Arbër e konsiderojnë si emrin e veçantë të krahinës së tyre. Kur njëherë një grua nga kjo pjesë e Kurveleshit i përfoli diçka një gruaje nga Kardhiqi që vajtonte të birin – prej atij vendi që ka marrë famë të hidhur Ali Pashën, kjo e fundit iu përgjigj:

Arbëreshë, kukureshë,

U djalin kusar s’e keshë,

Po e keshë djal e deli djalë,

Bej të bipurë mi kalë!

Ky emër është, si duket, aq i lashtë në këtë krahinë, sa ka pësuar me kohë lëkundje ndryshime në lokalizimin e tij. Ne shohim zgjerime, ngushtime, zhvendosje të këtij emri dhe të viseve të caktuara me të. Pas Martin Urban[12] quhet Arbri ai copë vend malesh të ulëta në lindje të Vlorës e përtej Shushicës që duhet ta marrim që andej ku vargjet e Gribës ngrihen nga toka kodrinore. Me këtë përkojnë shënimet që kam marrë nga kjo krahinë: Arbëria pas këtyre përfshin krahinën e Mesaplikut e atë të Kudhësit. E para në katundet Tërbaç, Gjormë, Brataj, Vranísht, Cmokthinë (me lagjet Ramicë, Bashaj, Matogjín, Mesaplik), Velçë, Lepenicë, Gumenicë; në të dytën hyjnë Kallarát, Kuç, Bolenë.

Lexo më shumë  Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq – do ta apelojmë në CAS

Edhe Dukát, Tragjás, Radhimë bëjnë pjesë në Arbëri. – Beratasi quan banorin e Myzeqesë arbëresh. Emri këtu është mbajtur, besoj, që të mund të dallojë mirë shqiptarin e thjeshtë prej aromunit, që edhe ky banon në këto vise. Kjo vërtetohet dhe nga fakti që aromunët e Beratit quajnë arbëresh banorin shqiptar të këtij qyteti.

Gjurmë të emrit të vjetër gjejmë edhe në toponomastikën shqiptare si mbetje të fundit të përdorimit të tij të dikurshëm. Kështu një katund midis Tirane e Petrele, në atë krahinë pra ku ka ekzistuar dikur Arbanum, quhet Arbôna: Kjo, sipas shqiptimit lokal të á si ô, është Arbâna. Arbnesh quhet një katund i Krajës[13], i asaj pjese kufizore të Veriperëndimit shqiptar nga e cila rrjedhin arbëneshët e për mendur të Dalmacisë. Sikurse banori toskë i Beratit e i Myzeqesë quhet arbëresh përkundrejt aromunit, kështu besoj, ky emër geg (arbnesh “shqiptarë”) ka mbetur i ngjitur te katundi shqiptar për ta shquar si të tillë prej fqinjëvet sllavë.

Si qëndrojnë të dy grupet e trajtavet alb- e arb- njëri ndaj tjetrit[14]? Holger Pedersen me mprehtësinë e tij të zakonshme është shprehur që në vitin 1894[15] “që emri i vetë shqiptarëvet duhet të jetë me r (jo l). Grekët e ndryshuan emrin pas një asocacioni të errët me emra gjeografike të tjera”.

Historiani Šufflay[16] është i të njëjtit mendim. Faktet duket se e vërtetojnë. Sepse në qoftë se Ptolemeu ka AXBavoí, Straboni 4, 202 Tò “AXBIova, edhe arb- dëshmohet gjitha shtu prej Ilirie: ‘ Apßóv një qytet i Ilirisë Polyb : 11 , 11 tek Steph. Byz., banori” Apßúvioç, Apßwvírns[17]. Kështu pra shkrimtarët i kanë vërtet që të dy trajtat, po si duket vetëm shkrimtarët: sepse te bizantinët AλBavós, “AλBavía janë forma savante dhe arkaizuese; popullor ka qenë vetëm” Apßavírnc[18]. Aktet e vjetra latine të kohës së mesme kanë, siç pamë, arbanenses, më vonë albanenses. Popujt fqinj të shqiptarëvet duket se kanë përdorur përhera trajtën arb; kështu Grekët “Appavirne.

 Një katund dikur shqiptar afër Tirnovos bull serbët dikur Raban, pastaj Arbanasi, aromunët Arbines, Arbanas[19] grekët e quajnë Arbanasi.[20] Por meqë arb- u pat tingëlluar popujve të Perëndimit si i huaj, e lidhën me anë të etimologjisë popullore me emra gjeografike fort të shpeshta e të njohura në Alb- (Alba, Albani, Albion etj.) dhe vendin e quajtën kështu Albania e popullin albanenses. Kështu ka të gjarë që arban- të këtë qenë emri i parë i shqiptarë ve. Mirëpo në këtë çështje të vështirë nuk mund të thuhet fjala e fundit, sidomos kur kemi përballë trajtën kaq të hershme ‘AλBavoi tek Ptolemeu. Përveç kësaj trajta alb- nuk është krejt e huaj ndër emrat e fiseve shqiptare Emrin Albos të njërit nga të trembëdhjetë fiset shqiptare që na përmenden në një listë të Anjou-ve në 1304 Šufflay[21] e ka identifikuar me ‘Axpavoí, duke gjetur në këtë pëlqimin e Skok-ut. Ky dijetar i fundit është i mendimit që sufiksi -an në Alban duhet marrë si akuzativi i shquar i shqipes, alb- si një rikrijim i nominativit, i cili na shfaqet me metatezë sllave në emrin e sotëm të fisit lab[22]. Po të jetë i drejtë ky mendim i shprehur prej Gustav Meyer-it e i mbrojtur prej Skok-ut, atëhere do të kishim në Shqipërinë e sotme përbri gjurmëve të shumta të trajtës arb- edhe këtë mbeturinë të vetme të trajtës alb-. Mirëpo lab mund të jetë në Shqipëri emër i vjetër e parasllav, emri i labëvet është krahasuar prej Baron Nopcsa-s me emrin e fisit ilir të Labeatëvet afër Liqenit të Shkodrës. Duke dalë prej arb- si prej formës së drejtë të emrit, po vërejmë menjëherë se Arben, Arbër ka shënuar pikësëpari dikur si dhe sot, siç duket, vendin “Shqipëria”. Pastaj ky emër u shtri në rasa të veçanta e sekundare të përdorimit të tij edhe mbi banorin  (“shqip tar”).

Kjo shpërngulje kuptimi është e zakonshme në gjuhën shqipe. Kështu është, bie fjala, një veçori e dialektit lab që me emra mashkullore katundesh të shënohet edhe banori, qoftë pa i ndryshuar fare ato, qoftë me shtim të artikullit prepozitiv i: 1. Lazarát “katundi”; 2. Lazarát ose i Lazarát “banori i tij”; gjithashtu Golém, Gusmár etj. Këtë dukuri unë e nxjerr nga natyra në fillim fisore e katundit shqiptar, kështu që Lazarát ka pasur kuptimin: 1. Njerëzit e Lazarit, të Lazos; 2. Njëri nga njerëzit e Lazos. Dhe me të vërtetë gojëdhënat e themelimit të shumë katundeve shqiptare dinë të na thonë edhe sot emrin e themeluesit, hyjnë pra në grupin e vendeve që e kanë marrë emrin prej një personi[23] – Në qoftë pra se Arbën, Arbër është emri i vendit, në pikëpamje gramatikore mund të jetë plurali kolektiv i vjetër i një arb-, arbë, plural i zakonshëm në emra asnjanëse lënde, në emra personash, popujsh e gjirish: djathë, pl. geg. djathna, tosk. djathëra, mbret, pl. mbretën, mbretër, prift, pl. priftën, priftër[24], ose arbën është një emër apelativ i moçëm arban e arben, i cili me reduksionin e -a – së ose -e – së së heksuar në -ë u bë rregullisht arbën, toskërisht me rotacizëm arbër. I mendimit të parë është Furikis: “Emri Apßavírns te grekët e paska bazën në” Appava, shqip arbëna, pl. i arbë; kjo arbë rrjedh sëfundi, me ndërmjetësinë e ilirishtes, nga keltishtja alb, alp “lartësi e rrëpjetë” (khs. kymrisht alp “shkrep, thikë”) Këtë fjalë e gjejmë në këto emra gjeografike: 1. Alba, mal në Liburni, prej nga dhe emri i lumit Appárns te Skylaks dhe Arba (ishull); 2. Arbon (qytet në Iliri); 3. Arbëna (male në Shqipëri); 4. “Aλmóvoç mal në Maqedoni ose në Thesali ; 5. “Ana (mal në Lokris, banorët ‘ Aλлnvoí); 6. Apßa (mal dhe qytet në Ahaia); 7. Aríov (vend në Spartë) ; 8. “Apßiov (mal në Kretë)[25]. Kësaj liste le t’i shtojmë dhe emrin e lumit Kar – apß – árnç khs. ‘Apß aríaç, kështjellë në Iliri[26].- Një mendim të afërt shpreh dhe Marin Sirdani, i cili[27] emrin Arbní e nxjerr prej shqipes arbe “rrafshinë”, fjalë që ekziston me të vërtetë, “shka perkon må së miri me krahinë qi qysh kúr njifet prej popullit shqyptar me êmnin Arben e Arbní, e cila pershîjte e pershin, në kuptimin e vërtetë, fushen ase rrafshinen ndermjet detit e maleve që prej lumit të Matit e deri n’Erzên”.

-Të dy këta dijetarë e shohin pra bazën e emrit në arbë, i pari duke e postuluar këtë si “vend i lartë” i dyti duke e konstatuar si “rrafshinë”. Mendimi i Sirdanit ka këtë të mirë, që mbështetet në një fjalë që ekziston vërtet. Me gjithë këtë, çështja nuk është zgjidhur një herë e mirë, sepse, siç pamë, banorët e maleve të Kurveleshit të lor të ketë qenë “lartësi” dhe që Furikis të ketë të drejtë. Edhe Sipërm e quajnë vendin e tyre Arbër. Mundet pra që kuptimi theme Jorga[28] mendon që Albanoí te Ptolemeu ndofta ka kuptimin “popull Ancel[29], Pas A. Trombetti – t[30] në emrat paraindoeuropiane (ku pasij alpesh)”. “Le mot d’Albanie a la même origine qu’alpage thote hyjnë hetitishtja, gjuhët vendase të Azisë së Vogël, etruskishtja, gjuha e Lemnos, eteokretishtja, eteokyprishtja etj.) bëjnë pjesë. Apßagávioç në Isauri, Apßn-o (o) oç korinth., Appa, Iliri, Arba Praeneste, Apßa-xn Ibern. Por edhe Arban, Arben mundet sëfundi të merret si emër apelativ, meqë arben “fushë” e dëshmon M. Logoreci për Kthelle Kurbi[31], Pas këtij arben përdoret atje në të thëna fikse si mal e arber “mal e fushë”. Por në themel edhe AXBavov, kështu edhe Arben Arbër është një fjalë e formuar me sufiks, pas Krahe – s 42 një trajtë ilire me -ano-, -ana- si Loranum, Idanum, Uscana. Ky sufiks shërben edhe për formim emrash etnike si Aɛpßavoi: Derba, Andarvani: Anderba, Aabeo Tavoí: Aádeσra, emrat e fisevet A ^ ßavoi dhe Selepitani. Emrat e moçme shqiptare të popullit janë: g. arbën, t. arbër, g arbenésh, t. arbërésh, g . arbënuer, -ori, t. arbërór. Meqenëse, siç thamë, Arbën e Arbër përdoren në mënyrë të përzier si emër vendi ashtu dhe populli, kështu u lind, besoj, atje ku Arbën, Arbër hyri në përdorim më shumë si emër populli, një emër dallues për vendin. Arbënia, e më anë tjetër atje ku Arbën, Arbër e ruajti kuptimin topik të hershëm “Shqipëri”, u krijua emri i ri i popullit: arbenésh arbërésh ose arbënuer, arbërór. Kjo është një rasë e evitimit të homonimisë. Te arbënésh, arbërésh u krijua sëpari fem. arbëneshë, arbëreshë, meqë -eshë formon emra personash femërore[32], trajta mashkullore u krijua sekundarisht pas femërores.

Lexo më shumë  Tifozët Kuq e Zi kërcënojnë me veprime radikale kundër Evropianit “Shqipëri-Serbi”

Duke u nisur prej arbënésh, arbërésh nuk mund ta përcaktojmë saktësisht rrënjën e emrit, e cila mund të jetë ose arbën- ésh, arbër- éshe, arb- ën – ésh, ose arb – er – ésh, sepse sufiksin -esh e shohim të bashkuar edhe me -ën, -er një rol edhe në botanikë: fik arbëresh i thonë në Gjirokastër një farë g. priftnésh: prift- n- ésh, t. prift- ér- éshë prej prift[33]. – Arbëresh luan fiku të zi e të vogël. Trajtës Arbën, Arbër duke iu shtuar sufiksi -uer, -uar, e cakt. -ori, kemi g. arbnuer, arbnori, t. arbëror. Arbenorete e gjetëm te Bogdani përbri trajtave Arbanesci dhe Scqip; arbëror në një këngë dasme nga Gjirokastra:

Nusja jonë arbërore,

arbërore;

E bardha si qumështore,

arbërore;

E kuqe si koqe molle, arbërore etj.

– Emri i vjetër i popullit përdoret sot prej poetëve me funksion arkaizues: Gjergj Fishta: Djelmt t’onë e Arbnis uzdaja[34]; Prennushi: Luftuen luftat e zêmres arbnore[35] Përsa i takon emrit shqiptar, E. Oberhummer[36] shënon se Gustav Meyer në kundërshtim me spjegimin e parë që i pat dhënë emrit si “banor shkrepash ose malesh”, e nxjerrka prej lat. excipere “kuptoj”, mendim i pranuar edhe prej Jirecek- ut. Këtë mendim e mbështet edhe G. Weigand-i, i cili dëshmon shqip “shqip, qartë, kuptueshëm”, shqipoi “kuptoi”[37] K. Treimer[38] kishte spjeguar pak më parë geg, shqyp, tosk. shqip prej indogjerm. * sm – ku – po “popull” që lidhet me tosk. qipí; prej kësaj fjale rrjedhka folja shqiponj. Mendimi i fu ndit i Treimer-it është sigurisht i drejtë, por rrjedhja që ai i jep emrit shqiptar nuk ma mbush mendjen. Oberhummer pranon sëfundi mendimin e M. Lambertz-it; dijetar, thotë, ia kish spjeguar emrin mjaft mirë prej shqiponjës, si emër i një totemi nga koha e Skënderbeut. Ky emër pas Lambertz-it nuk është aq fort emër popullor sesa më tepër shprehja e kombësisë. Përndryshe gjithkush e ka marrë emrin prej fisit të vet. Ky mendim gjen mbështetje te një vrojtim i Edith Durham-it. Pas kësaj “një pjesë e madhe e popullsisë së Perëndimit të Gadishullit Ballkanik e identifikon vetveten me shpezë”. Shumë këngë popullore vërtetojnë vjetërsinë e këtij besimi. Shqiptarët quhen kështu pas shqiponjës. Besohet ndër ta se është fatkeqësi të vritet një shqiponjë, Lidhjen me shqiponjë e gjejmë qysh te Plutarku, Jeta e Pirros, i cili pas fitores që korri mbi maqedonasit u kremtua me emrin Shqiponjë. Në flamurin e Skënderbeut dhe te stema e Shtetit të ri Shqiptar ndodhet një shqipe. Malazezët e identi fikojnë veten me skifterin. “[39] Këtyre të dhënave të Durham-it dua t’u shtoj se në Shqipëri e përgjithësisht në Ballkan dhëndri kraha sohet me skifterin, nusja me thëllëzën. “Sikurse në poezinë popullo re sllave edhe në poezinë popullore shqiptare të Veriut heroi vihet në paralel me skifterin dhe gjeraqinën.”[40] Vjetërsia e madhe e këtyre identifikimeve na vërtetohet jo vetëm prej rrëfimit të Plutarkut për Pirron, por edhe nga fakti që një seri mbretërish maqedonas janë quajtur Perdikas (thëllëzë) Në trakët e vjetër kishte emra personi” Opokoç, një mbret i Bakëve quhej Oroles, fjalë që lidhet me greq. öpai “shpezë”, got. ara “shqipe”, sllav. orólzid[41], Duket pra që atri butet dhe emrat e marra nga bota e shpezëve kanë qenë prej kohësh të zakonshme në Ballkan. Por të tilla lidhje të ngushta të emrave fisore me shpend i gjejmë edhe ndër italikët e vjetër si p.sh. Picentes prej picus “qokthi, qukapiku”.

Një mendim të ri mbi emrin shqiptar ka shprehur në vjetët e fundit A. Ch . Chatzis[42]. Pas këtij shqip, shqiptar rrjedhin nga greq. e re OKINETTO (V) “pushkë” (fjalë e dëshmuar sëpari në shek. XVI – XVII), kjo e fundit prej ital. schioppetto. Kundër këtij mendimi është përmendur se emri shqiptar na dalka si emër familjeje qysh 1368-1402 në Drisht (Drivastum): në arkivat e Rushit (Raguzës) ne gjejmë të përmendur një drivastin të quajtur Schibudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder (Šufflay). Duke përmbledhur ç’kemi thënë na rezulton se emri i ri (shqiptar) na shfaqet si emër familjeje në një kohë kur emri i vjetër i popullit është edhe në lulëzim e sipër. Të dy emrat do të kenë luftuar shekuj me radhë me shoqi-shoqin për përhapjen e vet në popull, gjersa ta fundi shekullit XVII emri i ri doli fitues. Shkas i kanë dhënë ndofta shtegtimet e shumta të fiseve shqiptare të kohës së mesme, formime fisesh të reja dhe dyndja e osmanëve.


[1] Khs. për sa shkruhet më sipër HERBERT LOUIS, Albanien (1928) passím, si edhe hartën në fund të atij libri. -AMI BOUÉ, La Turquie d’Europe, bot gjerm. i vitit 1889, 1, f.³⁹ thotë: “Shqipëria ndahet prej turqve me një shumicë sharapollesh të natyrshme dhe prej serbëve me kreshta të larta, kalimet e të cilave ndodhen nga ana shqiptare”. Edhe PATSCH, Gjendja ekonomike e kulturore e Shqipërisë, f. 13, thotë se Shqipëria është gjeogra fikisht e veçuar së jashtmi. Sh. edhe J. GEORG VON HAHN, Albanesische Studien, 1, f. 214.

[2] MILAN V. ŠUFFLAY, Serbët dhe shqiptarët, përkthyer prej sllavishtes nga Zef Fekeçi e Karl Gurakuqi (1926), f. 36 v

[3] 3, 23; sh. HANS KRAHE, Die alten Balkanillyrischen geographischen Namen, f. 12

[4] PAULY – WISSOWA-KROLL, Realenc., I, f. 1037; KRAHE op. cit., f. 15

[5] Khs. SUFFLAY, op. cit., f. 35

[6] G. WEIGAND, Der gegische Dialekt von Borgo Erizzo bei Zara in Dalmatien,” 17. – 18. Jahresbericht des Instituts für rumänische Sprache zu Leipzig “. f. 179 v

[7] Rituale Romanum; sh. MARIO ROQUES, Recherches sur les anciens textes albanais, f. 26.

[8] Në parathënie të Dictionarium latino – epiroticum.

[9] Sh. JOKL, “Indogermanisches Jahrbuch”, XXI, VII, f. 87.

[10] Parathënie e Cuneus prophetarum.

[11] op. cit., 1, f. 15 v

[12] MARTIN URBAN, Die Siedlungen Südalbaniens, (1938), f.135 e 136 dhe hartë

[13] Sh. JOKL, “IJ”, XXI, VII, f. 99

[14] Ndryshimi r- / edhe te emri dalmat i personit Arbisona, Albisona, Ragusan de populo, JIRECEK, Die Romanen in den Städten Dalmatiens hauptsächlich während des Mittelalters, III, f. 4

[15] KUHNS “Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung”, xxxv, f. 551

[16] op cat, t. 35

[17] KRAHE, op. cit., f. 12

[18] Furikis, 1160EV TO Ovixòv Apßavírns. Anvä , 43 (1931), f. 3-37 cit. pas JOKL, “II”, XVII, VII, f. 187

[19] P. PAPAHAGI, Numiri cinice la Aromâni. Acad. Rom. Memor., sect. ist Ser. m. t. 3 (1925), f. 131-167;

JOKL, IJ, XII , VII, f. 119.

[20] . Sh . E. EFTIMIU në “Graiul românesc”, 6 (1932), f. 115-117

[21] op cit, f. 84 v

[22] SKOK, Si i shkruajnë shkrimtarët bizantinë emrat sllave të personave e të vendeve, cit. pas JOKL, “IJ”, XIII, VII, f. 170

[23] Sh. dhe më poshtë

[24] G. PEKMEZI, Grammatik der albanesischen Sprache, f. 92.

[25] loc cit.

[26] Procop. Aed. 4, 4 te KRAHE, f. 80.

[27] “Hylli i Dritës”, VII (1931), Nr. 11, f. 639.

[28] HELMHOLTS Weltgeschichte, VIII, f. 435. Sh. JOKL, “IJ”, XX , VII, f. 108.

[29] L’unité de la civilisation balkanique, “La Géographie”, 48 (1927), f. 190, JOKL, “IJ”, XIV, VII, f. 5.

[30] Saggio di antica onomastica Mediterranea, “Archiv” 3 (1926), f. 17; JOKL, IJ “, XII, VII, f. 148.

[31] “Hylli i Dritës”, X (1934), f. 589-595; sh. JOKL, “IJ”, XX, VII, f. 108.

[32] PEKMEZI, op. cit., f. 223

[33] PEKMEZI, loc. cit

[34] Mrizi i Zanavet, f. 115 (Gjaksorvet).

[35] Gjeth e Lule 2, f. 28 (Hot e Grudë)

[36] Die Balkanvölker, (1917), f. 330.

[37] Në Gjirokastër shqipëlloj “spjegoj, bëj të qartë”.

[38] “Indogermanische Forschungen”, 35 (1914),  f. 135-137.

[39] MAN, 23 (1923), f. 55-61, cit. pas JOKL, “IJ”, X, VII, f. 14.

[40] M. LAMBERTZ, Die Volkspoesie der Albaner, f. 29

[41] KRETSCHME, Einleitung in die Geschichte der griechischen Sprache, f. 221

[42] П60EV TO OVIKOV EKITETáp. Ipakт. Akad. A0nv., 4 (1929), f. 102-108; JOKL,”IJ”, XV, VII, f. 125.


Shtëpia Botuese: Botimet Çabej

Autor: Eqrem Çabej


Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *