Libri i javes

LIBRI I JAVËS/PËSHTJELLIMET E TËRLESIT – ROBERT MUSIL

Shkrimtari austriak Robert Musil (1880-1942) është një ndër autorët më të rëndësishëm të letërsisë gjermanishtfolëse të gjysmës së parë të shekullit XX. “Pështjellimet e Tërlesit” (në origjinal: Die Verwirrungen des Zöglings Törleß) është vepra e tij e parë, e cila, së bashku me tregimet, pjesët teatrale, esetë e ndryshme dhe romanin gjenial të pambaruar “Burri pa cilësi” (Der Mann ohne Eigenschaften), përbëjnë korpusin letrar të Musilit.

Musili filloi ta shkruante Tërlesin në moshën 22-vjeçare për tre vjet me radhë. Prej variantit të parë orgjinal të romanit, ekziston vetëm një faqe e shkruar me dorë nga Musili, e menduar si parathënie për romanin e tij. Vetë Musili e cilësonte shpjegimin e parathënies si thelbësor për kuptimin e tekstit. Në të thuhej pak a shumë: “Në Thesarin e të Mjerëve”[1] shkruhet: Ne i zhvlerësojmë ato qe themi, çuditërisht, menjëherë sapo i kemi shprehur. Besojmë se jemi zhytur në fund të humnerave dhe kur dalim rish në siperfaqe, pikat e ujit në majë të gishtërinjve tanë të zbehtë nuk i ngjasojnë më detit, prej nga erdhën. Kujtojmë se kemi zbuluar një thesar te mrekullueshëm dhe, kur dalim rish në dritë të diellit, shohim se kemi sjellë veç ca gure kallpe e copera gelgi; e prapëseprape thesari vazhdon të vezullojë në errësirë, i paprekur.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *