Art & Kulturë

LIBRI I JAVËS/FRIKA PREJ DIJES, PAUL BOGHOSSIAN

LIBRI I JAVËS/FRIKA PREJ DIJES, PAUL BOGHOSSIAN

HYRJE

Barazvlefshmëria

      Me 22 tetor 1996, New York Times paraqiste një histori të pazakontë për faqen e parë. Titullohej “Kreacionistët e tribuve indiane rrëzojnë arkeologët” dhe përshkruante një konflikt që ishte shfaqur midis dy pikëpamjeve mbi zanafillën e popullatave autoktone amerikane. Sipas parashtrimit standard dhe të konfirmuar gjerësisht nga arkeologjia, njerëzit fillimisht kanë ardhur në kontinentin amerikan nga Azia, duke kapërcyer Ngushticën e Beringut afro 10 000 vjet të shkuara. Sipas disa prej miteve kreacioniste të amerikanëve autoktonë, përkundrazi, popujt në fjalë kanë jetuar në këtë kontinent qyshse stërgjyshët e tyre dolën me se pari mbi tokë nga një botë e nëndheshme shpirtrash. Siç thotë Sebastian LeBeau, zyrtar i indianëve Siuks ne Çejen River, nje tribu Lakota që jeton ne Eagle Butte të Dakotës së Jugut:

Ne e dimë nga kemi ardhur. Ne jemi pinjollët e popullit të Bufalos. Ata erdhën nga nëndheu pasi shpirtrat e mbinatyrshëm e pergatitën këtë botë që njerëzimi të jetonte në të. Nëqoftë se ata qe nuk jane indianë dëshirojne te besojnë se janë rezultat i evoluimit të majmunit ashtu qoftë. Madje unë kam hasur pesë Lakota që besojnë te shkenca dhe tek evolucioni.

New York Times vazhdonte duke theksuar se shumë nga arkeologët, të ndërdyshur mes besnikërisë së tyre ndaj metodës shkencore dhe konsideratës ndaj kulturës autoktone, “kanë shkuar drejt nje relativizmi post-modern sipas të cilit shkenca është thjesht nje sistem besimesh ndër të tjerë” Roger Anyon, arkeolog britanik që ka punuar me popullatën Zuni, citohet si më poshtë:

Shkenca është thjesht një nga rrugët e shumta të njohjes së botës [Botëkuptimi i Zunive është] po aq i vlefshëm sa edhe pikëpamja arkeologjike rreth parahistorisë.

Një tjetër shkencëtar, Dr. Larry Zimmerman, i Universitetit të Ajovës, citohet në ngulmimin e tij për një shkencë të tjetërllojtë, në kufijtë midis rrugëve perëndimore të njohjes dhe rrugëve indiane të njohjes.

Dr. Zimmerman shton:

 Personalisht, e hedh poshtë shkencën si mënyrë e privilegjuar e vështrimit të botës.

Sado tërheqese këto vërejtje, interesi i tyre do të ishte vetëm kalimtar nese nuk do të përfaqësonin nje këndvështrim filozofik me ndikim shumë të madh. Veçanërisht në sferën akademike, por, në njëfarë mase, pashmangësisht edhe jashtë saj, ideja se ekzistojnë “rrugë të shumta të barazvlefshme për njohjen e botës” ndërsa shkenca është thjesht një prej tyre, ka zënë rrënjë shumë të thella. Në sektorë të gjerë të humaniteteve e të shkencave sociale, ky lloj “relativizmi post-modernist” mbi dijen ka fituar statusin e ortodoksisë. Këtë doktrinë do ta quaj (në mënyrë sa më neutrale).

   Barazvlefshmeri:

   Ekzistojnë menyra të shumta dhe rrënjesisht të ndryshme të thjesht njëra prej tyre njohjes së botës, por “të barazvlefshme”, ndërsa shkenca është thjesht njëra prej tyre

Ja disa shembuj tipikë se si studjuesit kanë përvetësuar mendimin që qëndron në themel te barazvlefshmërisë:

Teksa arrijmë të pranojmë karakterin konvencional dhe artificial të formave tona të njohjes, jemi ne gjendje të kuptojmë se ajo që dimë përcaktohet nga vetë ne e jo nga realiteti.[1]

Shkenca e Botës së Parë është një shkencë mes shumë të tjerave…[2]

Për një relativist, nuk ka kurrfarë kuptimi ideja se disa nga standardet ose besimet janë realisht racionale, në dallim nga ato që pranohen si të tilla thjesht në një rrafsh lokal. Për të, nuk ekzistojnë norma jashtëkontekstuale apo mbikulturore të racionalitetit, prandaj nuk mendon se besimet racionale dhe ato irracionale përbëjnë dy kategori të dallueshme e cilësisht te ndryshme sendesh.[3]

Do të mund të citoheshin edhe shumë pasazhe të tjera si këto. Përse doktrina e barazvlefshmërisë duket aq radikale dhe kunderintuitive?

______________________________________________________________

Zakonisht, në mendojmë se për një çështje faktike, si ajo e e pavarur nga ne dhe nga besimet tona rreth tyre – një fakt objekiv, mund të themi, lidhur me prejardhjen e amerikanëve të parë.

Ne nuk jemi medoemos objektivistë në sferën e fakteve në këtë kuptim për të gjitha fushat e gjykimit. Për shembull, në fushën e moralitetit, disa njerëz, përfshi edhe filozofë, priren drejt relativizmit sipas tyre, ekzistojnë një sërë kodesh morale alternative që specifikojnë çfarë konsiderohet sjellje e mirë apo e keqe, por nuk specifikojnë fakte mbi bazën e të cilëve disa nga keto kode janë më “korrekte” se të tjerët.[4] Autorë të tjerë janë relativiste në estetikë, në çka duhet konsideruar e bukur ose artistikisht e vlefshme. Këto lloje të relativizmit për çështje vlere, natyrisht, janë të debatueshëm, dhe vazhdojnë të debatohen. Sidoqoftë, edhe nëse tekefundit nuk na bindin, ato nuk na duken absurdë. Ndërsa në çështje faktike, sikurse ajo rreth prejardhjes së amerikanëve të parë, sigurisht që priremi të mendojmë se ekziston në këtë mes ndonjë fakt objektiv.

Mund të mos e dimë cili është ky fakt por, pasi na ka lindur njëfarë interesi për këtë çështje, kerkojmë ta njohim. Dhe kemi gjithfarë teknikash e metodash – vrojtimi, logjika, nxjerrja e përfundimit, e kështu me radhë, por jo leximi i gjethes së çajit as vështrimi i ngulitur te rruzujt prej qelqi, të cilat i pranojmë si të vetmet rrugë legjitime për të krijuar pikëpamje racionale mbi këtë temë. Të tilla metoda karakteristike për atë që ne quajmë “shkencë”, por që karakterizojnë edhe mënyrat e rëndomta të kërkimit të njohurive na kanë shtyrë të mendojmë se amerikanët e parë kanë ardhur nga Azia nëpërmjet Ngushticës se Beringut.

Natyrisht, kjo ide mund të jetë e gabuar, porse është më e arsyeshmja në bazë të provave të dhëna ose kështu tundohemi të mendojmë zakonisht.

Lexo më shumë  Gjendet valsi i humbur i Chopin, i shkruar 200 vjet më parë

Ngaqë i besojmë të gjitha këto, ne i respektojmë përfundimet e shkencës: japim asaj nje rol të privilegjuar për të përcaktuar se çfarë do t’u mësojmë në shkollë fëmjeve tanë çfarë do të pranojmë si provë në gjykatat tona dhe ku do t’i mbështesim politikat tona sociale. Ne mendojmë se ekziston nje fakt lidhur me çështjen se çfarë është e vërtetë. Ne duam te pranojmë vetëm ato gjëra për të cilat ka arsye të forta që t’i besojmë si të vërteta, dhe mendojmë se shkenca përbën të vetmen menyrë të mirë për të krijuar besime të arsyeshme për çfarë është e vërtetë, të paktën në fushën e faktit të pastër. Prandaj, kemi respekt për shkencën.

Gjithsesi, nëse ky respekt për shkencën është me vend, me mirë që shkenca të jetë e privilegjuar- më mirë se sa të këtë rrugë të tjera të shumta, rrënjësisht të ndryshme, por të barazvlefshme, për të njohur botën, e shkenca të jetë veç një prej tyre. Sepse, po të mos ishte e privilegjuar shkenca, fare mirë do të ishte bindës për në kreacionizmi Zuni po aq sa arkeologjia, ose kreacionizmi i krishterë po aq sa evolucioni pikërisht pikëpamja që mbrohet nga një numër perherë e më i madh studjuesish në sferën akademike dhe që gjen jehonë perherë e më të madhe te njerëzit jashtë saj.[5]

Pra, barazvlefshmëria është një doktrinë mjaft e rëndësishme, e jo thjesht brenda caqeve të kullës se fildishtë. Nëse ata studjues të shumtë të humaniteteve e të shkencave sociale te cilët e mbështesin kanë të drejtë, atëherë kemi bërë jo thjesht një gabim filozofik që intereson një numri te vogël specialistesh të teorisë së njohjes, por një gabim themelor në konceptimin e principeve sipas të cilave duhet të organizohet shoqëria. Kësisoj, këtu nevojitet më shumë se sa thjesht vëmendja ndaj çështjes nëse kanë apo nuk kanë të drejtë.

Konstruktimi social i dijes

Si shpjegohet që aq shumë studjues bashkëkohorë kanë arritur të përqafojnë nje doktrine aq radikale dhe kundërintuitive sikurse barazvlefshmëria?

Do të ishte interesante të shqyrtohej nëse shpjegimi i një dukurie të tillë ka një natyrë para së gjithash intelektuale apo ideologjike, padyshim përmban një element nga çdonjëra syresh.

Në aspektin ideologjik, forca tërheqëse e doktrinës së barazvlefshmërisë nuk mund të vështrohet shkëputurazi nga shfaqja e saj në epokën postkoloniale. Mbrojtësit e ekspansionit kolonial shpeshherë janë përpjekur t’i përligjin projektet e tyre me pretendimin që subjektet e kolonizuar do të përfitonin së tepërmi nga epërsia shkencore e kulturore e Perëndimit. Në një klimë morale që e refuzon vendos mërisht kolonializmin, të shumtë janë ata që priren jo vetëm të thonë – gjë që është e vërtetë se nuk mund të përligjet moralisht skllavërimi i një populli sovran në emër të dijes, po edhe se nuk ekziston kurrfarë dijeje superiore, ka vetëm dije të ndryshme nga njëra-tjetra, secila e përshtatshme për kontekstin e vet të veçantë.

Në aspektin intelektual, forca tërheqëse e barazvlefshmërisë duket se buron nga bindja e shumë prej studjuesve që pjesa më e mirë e mendimit filozofik i ka flakur tej koncepsionet objektiviste intuitive të së vërtetës, të cilat i përvijova më sipër, dhe i ka zëvëndësuar me koncepsione të dijes që ngulmojnë te barazvlefshmeria. Cilat janë këto koncepsione?

Ideja që përbën thelbin e koncepsioneve të reja “post-moderne” të dijes shprehet sintetikisht në pasazhin e mëposhtem: Epistemologët feministe, së bashku me rryma të shumta të epistemologjisë bashkëkohore, tashmë nuk e veshtrojnë dijen si nje pasqyrim të qartë neutral të një realiteti që ekziston në mënyrë të pavarur, ku e vërteta dhe e gabuara përcaktohen me anë të procedimeve transhendente të gjykimit racional. Përkundrazi, shumica pranojnë se çdo dije është kontekstuale dhe pasqyron pozicionit e përftuesit të dijes në një moment historik të caktuar dhe në një kontekst të dhënë material e kulturor.[6]

Sipas kësaj ideje thelbësore, vertetësia e një besimi nuk ka të bëjë me çështjen se si janë gjërat në një “realitet që ekziston ne mënyrë të pavarur”; dhe racionaliteti i tij nuk ka të bëjë me verifikimin e tij nëpërmjet “procedimeve transhendente te gjykimit racional”. Përkundrazi, nëse një besim përbën dije, kjo varet në mënyrë të domosdoshme, të paktën pjesërisht, nga konteksti rrethanave sociale e materiale ku është përftuar (ose ku mbrohet ai besim). Çdo koncepsion të dijes në të cilin ngërthehet kjo bindje thelbësore do ta quaj koncepsion të varësisë sociale të dijes.

Kohët e fundit, versionet me më ndikim të ideve të varesise sociale të dijes janë formuluar në bazë të nocionit tashmë të kudondodhur të konstruktimit social. Çdo dije, thuhet, varet nga shoqëria, sepse çdo dije është konstruktim social. Prandaj, në sa vijon, do të merrem veçanërisht me koncepsionet konstruktiviste sociale të dijes.

Sidoqoftë, duke lënë mënjanë argumentimin ku mbështetet tekefundit varësia sociale e dijes, menjëherë duket qartë se nje konceptim tillë i saj, nëse pranohet, mund të shërbejë për të na çuar te barazvlefshmëria. Nëqoftëse dija që ngërthen një besim i caktuar varet nga konteksti i rrethanave sociale ku përftohet, atëherë, me sa duket, fare mirë mund të thuhet se ajo çka përbën dije për ne, nuk është dije për Zunit, edhe nëse diponojmë të njëjtin informacion (për këtë do të flitet më shumë në vijim).

___________________________________________

Filozofia akademike

E vura theksin te ndikimi që idetë konstruktiviste ushtrojnë në fushën e humaniteteve dhe të shkencave sociale. Porse ekziston një disiplinë e humaniteteve ku ky ndikim është përnjëmend mjaft i dobët, e kjo disiplinë është vetë filozofia, të paktën siç praktikohet në mënyrë mbizotëruese në departamentet e filozofisë analitike të botës anglishtfolëse.

Lexo më shumë  Gjendet valsi i humbur i Chopin, i shkruar 200 vjet më parë

Kjo nuk do të thotë se ide të tilla nuk kanë gjetur mbështetje nga filozofët analitike. Përkundrazi, nga kjo traditë mund të përmendim një numër të konsiderueshëm të filozofëve më të shquar që i kanë mbrojtur – për shembull, Ludwig Wittgenstein, Rudolf Carnap, Richard Rorty, Thomas Kuhn, Hilary Putnam, apo Nelson Goodman. Ndërsa këta filozofë mund të na shpien te pararendës intelektualë të rëndësishem.

Siç dihet, Immanuel Kant – i mohon se bota, për aq sa mund ta njohim, do të mund të ishte e pavarur nga konceptet në bazë të të cilëve e kuptojmë atë. David Hume shtron pyetjen nëse kemi të drejtë të mendojmë se ekziston një tërësi e vetme principesh të drejta epistemike për të përcaktuar racionalitetin e një besimi. Ndërsa Friedrich Nietzsche mund të interpretohet si përsiatje nëse me të vërtetë bazohemi në besimin te provat, përkundër motivimeve jo-epistemike të ndryshme interesi vetiak apo ideologjia – që mund të veprojnë mbi ne.

Por, me gjithë prestigjin e tyre te madh intelektual dhe ndonëse u është kushtuar shumë vëmendje kohët e fundit, është krejt me vend të thuhet se koncepsione të tilla anti-objektiviste të së vërtetës dhe racionalitetit pergjithesisht nuk pranohen nga departamentet kryesore të filozofisë në botën anglishtfolëse.

Si rezultat, kemi një shkëputje përherë e më të madhe të filozofisë akademike nga pjesa tjetër e humaniteteve dhe ngas sociale, gje që ka sjellë në qytetet universitare amerikane një shkencat vrazhdësi e një tension në një shkallë të atillë sa iu vu etiketa “Luftërat e Shkencës”.

Studjuesit që simpatizojnë post-modemizmin ankohen se çështja e rishikimit të koncepsioneve tradicionale të dijes ka qenë tepër e qartë prej kohësh dhe se kundërvënia që hasen këto ide të reja mund të gjejë shpjegim vetëm e vetëm te ngurtësia e zakonshme e ortodoksisë sunduese.[7] Tradicionalistët, nga ana tjetër, kanë nxituar t’i kundërshtojnë prerazi kolegët e tyre me profil filozofik në humanitete dhe në shkenca sociale, si të motivuar më tepër nga konsiderata të korrektesës politike, se sa nga ide filozofike të mirëfillta. [8]

Ky është sfondi mbi të cilin e kam shkruar këtë libër. Synimi im është që të sqaroj se çfarë diskutohet ndërmjet konstruktivizmit dhe kritikëve të tij, si dhe të përshkruaj terrenin ku mbështeten këto probleme. Nuk pretendoj t’i shterroj gjërat deri në fund, duke shqyrtuar çdo pikëpamje që shfaqet në literaturën përkatëse apo çdo argument që është paraqitur. Do të përqëndrohem vetëm ne tre tezat ku, për mendimin tim, mund të përmbidhet në mënyrë interesante konstruktivizmi lidhur me dijen. Pastaj do të përpiqem të vlerësoj sa bindëse janë.

___________________________________________

Teza e parë është ajo e konstruktivizmit lidhur me të vërtetën, e dyta, ajo e konstruktivizmit lidhur me përligjjen, dhe, së fundi, e treta është ajo që ka të bëjë me rolin e faktorëve socialë në shpjegimin pse besojmë ato gjëra që besojmë.

Duke qenë se çdonjëra nga këto teza ka një histori filozofike të rëndësishme e komplekse, do të ishte e paarsyeshme të pritej nga ky libër një vlerësim përfundimtar i vërtetësisë apo pavërtetësisë së tyre. Sidoqftë, do të përpiqem të tregoj se si çdonjëra prej tyre u nënshtrohet kritikave të fuqishme, të cilat ndihmojnë për të kuptuar pse filozofët analitikë bashkëkohorë vazhdojnë t’i hedhin poshtë.


[1] Steven Shapin and Simon Schaller, Leviathan and the Air-Pump Hobbes, Bovle and the Experimental Late (Princeton Princeton University Press, 1985) “Shkenca e zhvilluar në Botën e Parë apo në Perëndim. (Shënimet me astriks janë të botimit shqip.)

[2] Paul Feyerabend. Hyrje e botimit kinez të Against Method riprodhuar në Paul Feverabend, Against Method. Icdn (New York Verso, 1993), 3, ndërsa kursivet e të originalit cituar në Alan Sokal and Jean Briemont. Fashionable Nonsense Postmodern Intellectual Abuse of Science (New York Picador USA 1998), 85

[3] Barry Barnes and David Bloor. “Relativism. Rationalism and the Sociology of Knowledge” në Rationality and Relativism, ed by Martin Hollis and Steven Lukes (Cambridge. Mass The MIT Press, 1982), 21-47.

[4] Lidhur me mbrojtjen e relativizmit moral, shih punimin nga Gilbert Ha Gilbert Harman and Judith Jarvis Thomson Moral Relativism and Mol Objectives (Cambridge Mass Blackwell Publishers. 1996).

[5] Shënim për lexuesin e kujdesshëm. Me qëllim që të parashtroj ato probleme qe më interesojnë po e kaloj paksa shpejt këtë terren të vështirë. Dallimet dhe cilësimet e rëndësishme do të bëhën ca më poshtë.

[6] Kathleen Lennon, “Feminist Epistemology as Local Epistemology”. Proceedings of the Aristotelian Society. Supplementary Volume 71 (1997), 37.

[7] Shih, për shembull, Barbara Herrstein Smith, “Cutting – Edge Equivocation Conceptual Moves and Rhetorical Strategies in Contemporary Anti Epistemology”, South Atlantic Quarterly 101, no 1 (2002) 187-212.

[8] Njëri prej të shumtëve syresh, Alan Sokal, me profesion fizikant, por njëkohësisht edhe filozof i shkencës anti-relativist ka shkuar aq larg sa i dorëzoi një revistë të shquar studimesh kulturore një artikull parodik të mbushur me gafa shkencore e filozofike. Fatkeqësisht për kampin post – modernist, artikulli Hij me një titull absurd u botua nga ajo revistë me njëfarë buje Shih Alan Sokal “Transgressing the Boundaries: Toëards a Transformative Hermeneutics of Quantum Gravity”, Social Text 46/7 (1996) 217-252, dhe l’aul Boghossian” Ëhat the Sokal Hoax Ought to Teach Us Times Literary Supplement December 13, 1996, 14-15 Për diskutime të tjera lidhur me rrengun e Sokal-it, shih The Editors of Lingua Franca, ed. The Sokal Hoax The Sham that Shook the Academy (Lincoln. Nebr University of Nebraska Press, 2000).



Shqipëroi: Bashkim Shehu

Shtëpia botuese: ISP & Dita 2000, 2008


© RRUGA PRESS

YouTube player