KryesoreLibri i javes

LIBRI I JAVËS/FJALA NË LITAR, SHKRIME PËR HAVZI NELËN-PETRIT PALUSHI

LIBRI I PËRKUJTESËS DHE REFLEKTIMIT

parafjalë

Poeti nobelist Pablo Neruda kur rrëfente për vdekjen e Frederiko Garsia Lorkës, ndërmjet të tjerave shënonte se “Vrasja e Frederikos qe për mua ngjarja më e dhimbshme e gjithë kësaj lufte të gjatë dhe të tmerrshme. Spanja paskësh qenë gjithmonë një arenë gladiatorësh, një tokë e larë me gjak. Por vrasja e Frederikos e bëri atë edhe më të zezë, sterrë. Dhe, sa herë që e kujtoja këtë arenë vdekjeje, më ngjallej edhe kujtimi për luftën vdekjeprurëse, të vjetër disa shekuj, mes dritës dhe hijes”.

Vdekja tragjike e Lorkës kish ndodhur në vitin 1936. Gjithsesi, historia vjen e gjallë, por me nota shumë të ashpra. Më 10 gusht 1988, në Kukës u ekspozua një prej pamjeve më të mizorta dhe më shëmtuara të pushtetarisë komuniste, një “arenë vdekjeje”, siç qe shprehur dikur Neruda: këputja e frymës së Havzi Nelës, sfidantit të gjithkohshëm, njeriut me guxim të madh civil dhe i pajisur me frymën më të epërme të qytetarisë, me mbindjesinë e revoltës ndaj moralit të amoralshëm, ndaj normave të shformësuara të diktaturës. Pikërisht, mbytja e të panënshtrueshmit dhe jokonformistit Havzi Nela, ëndërrimtarit dhe luftëtarit të madh të lirisë, njeriut të profilizuar ndjeshëm tashmë si luftëtar antidiktaturë, më saktë, marrja e frymës së tij, qe një prej akteve më cinike të ndjeshmërisë pushtetarisë komuniste, një primitivizëm dhe humbje e deri në fijen më të imët.

Për fat të keq, n’ato vite, bashkëjetesa me të keqen, një lloj konformizmi i çuditshëm, qe kthyer pothuajse në një përditshmëri, qe shndërruar në psikikë, në një bashkëjetesë patologjike dhe liria, qe kthyer thjesht në një iluzion.

Krimi ndaj Havzi Nelës, ndaj njeriut me shpirt të ndjeshëm lirik, mësuesit, poetit, veprimi i mizortë i diktaturës ndaj tij mu në prag të shpërbërjes dhe dekompozimit të saj, është pa dyshim, një nga dëshmitë më tronditëse se si mund të vepronte diktatura mbi njeriun që kërkonte liri dhe integritet, ndërsa, në tjetrën anë, është paraqitja e përnjëmendtë e fytyrës së terrtë të saj dhe një nga aktakuzat më të ashpra ndaj një regjimi primitiv nga më të egrit n’Evropë. Ndërkaq, si për ironi, i njëjti prokuror që e dënoi atë më 1967, në dënimin e parë të tij, do dënonte edhe poetin Visar Zhiti më 1980. Visar Zhiti do të dënohej mu n’atë ndërtesë të gjykatës ku Havzi Nela do merrte dënimin e katërt dhe njëkohësisht më të mbramë në qershor të 1988-s (pra, në qytetin e ndërtuar rishtaz për shkak të përmbytjes së atij qyteti që u bë zakon të quhej Kukësi i Vjetër, qytet ku qe dënuar Havzi Nela për herë të parë në vitin 1967). Mbasi qe dënuar për të parën herë me 15 vjet heqje lirie dhe për të dytën herë me 8 vjet, në dënimin e tij të tretë (internimi), në vendimin përkatës shënohej se internimi i fillonte me datën 26. 9. 1987 dhe i mbaronte me datën 26. 9. 1992. Kësisoj, pushtetaria komuniste ende e mendonte përjetësinë e vet, pra, e kish kthjelltuar mendjen të vazhdonte të ushtronte një mizori të përhershme, një lloj tiranie të tejmizortë në të gjitha stinët. Por duhej të vinte dënimi i katërt, dënimi i mbramë dhe fatal për Havzi Nelën, një vit mbasi kish nisur odisejadën e internimit dhe ‘ prej verës përvëluese të 1988-s, ai do gjendej nën dhe, si për të shpëtuar gjithsaherë nga bota e mjegullt, e mbrapshtë dhe trazuese e të gjallëve, ndërsa, në tjetrën anë, në dhjetor të 1990-s, lëvizja historike studentore shënoi fillimin e ndarjes së madhe me atë të kaluar të terrtë të mesjetës shtetërore, pothuajse më mizorja ndër regjimet e mbasluftës së Dytë Botërore n’Evropë.

Është folur shpesh për Havzi Nelën se edhe për dy vjet dhe s’e mbërriti lirinë, por pakkush mund ta merrte me mend n’atë gusht të përvëlimtë të 1988-s, ose më saktë, në ditën e këputjes së frymës së tij, se liria kish qenë aq pranë. Aq pranë për të tjerët, por jo për të. Kur flitet kësisoj, duket se çdo fjalë për të tani sikur është një lloj shfajësimi ose plotësimi për humbjen e tij, në radhë të parë për humbjen fizike të parakohshme pas një jete të stërmundimshme, por njëkohësisht edhe për një humbje tjetër: ai s’arriti ta shihte lirinë, atë gjë për të cilën kish sakrifikuar së tepërmi. Në anën tjetër, ndërkaq, në këtë nëntor të vitit 2005, kur po përgatitet për botim ky libër, ekipi që realizoi shtatëmbëdhjetë vjet më parë krimin ndaj Havzi Nelës, ose, me fjalë të tjera, ekipi i krimit, ose ekipi entuziast i dënimit më të mbramë të tij, është pothuajse në të njëjtën lartësi detyre shtetërore si shtatëmbëdhjetë vite më parë, pavarësisht se është përmbysur regjimi i diktaturës. Afërmendsh, krejt natyrshëm të duket gjithashtu se në këtë Shqipëri të sotme, ka ndodhur ç’prej kohësh përmbytja e moralit, që i mban njerëzit e këtij vendi ende të stresuar, sa ia vlen të besosh se ata ende ndihen fatkeqë në vendin e tyre. Për fat të keq, në rastin e Havzi Nelës, s’mund të flitet kurrsesi për pendesë ose, çështja mund të shtrohej pak si më ndryshe: përpjekja e jashtëzakonshme e atyre që projektuan dhe realizuan krimin ndaj tij për të shmangur me çdo kusht pendesën, si shenja më e parë dhe më e dallueshme për të fshehur krimin. Kjo gjë, pra mund të jetë e barasvlefshme me përpjekjen për të mbuluar përsëri krimin, si shenjë tjetër se ky lloj krimi kish ndodhur në tjetër planet dhe jo në një nga udhëkryqet e rrugëve të Kukësit, sikur ky krim të kish ndodhur në një kohë tjetër, ndoshta dhe para lashtësisë, por jo dy vite më parë se të rrëzohej diktatura dhe mbi shtatëmbëdhjetë vite më parë ç’prej ditës së sotme kur po përgatitet për botim ky libër. Kjo do të thotë kthjelltas se një përpjekje e nënzëshme për t’u justifikuar, e bën ende më absurde dhe cinike luftën e përhershme ndaj martirit Havzi Nela. Kjo do të thotë gjithashtu se ekipi i krimit ndaj Havzi Nelës, thënë pak më ndryshe, ekipi i marrjes së frymës, duke mos shfaqur as shenjën më të vogël të pendesës, pa dyshim që fitoi mëvetësinë e plotë të një ekipi, që jo vetëm i kish kapërcyer edhe vetë ligjet më drastike të diktaturës, por edhe theu rekordin e mosvrasjes së ndërgjegjes dhe të mosreflektimit edhe në vitet e pasdiktaturës. Havzi Nela nuk arriti të bëhej 55 vjeç. Ai gjithashtu nuk pati mundësi t’i jepte kujt lamtumirën, as nuk i dha kush lamtumirë, në orën 2.00 të pasmesnatës të 10 gushtit 1988. por, edhe me mungesën e një lamtumire të dyanshme, për të nuk erdhi harresa; sakrifica atë vetëm sa e lartësoi, e vendosi aty ku mund të zënë vend vetëm martirët.

Lexo më shumë  Tifozët Kuq e Zi kërcënojnë me veprime radikale kundër Evropianit “Shqipëri-Serbi”

Ai nuk mundi t’i shpëtonte mbytjes, por mundi t’i ikte humnerës mortore të harresës; me një qetësi dhe krenari gati-gati sublime, mundi të ikte nga libri i të vdekurve të gjithmonshëm.

***

Në këtë libër janë përfshirë shkrime rreth figurës së Havzi Nelës të botuara kohë mbas kohe në shtypin shqiptar; veç kësaj, përfshihen edhe disa shkrime të përgatitura enkas për këtë botim. Ky libër, përsëpari është një dëshmi, është një përkujtesë, është shenjë nderimi ndaj jetës dhe veprës së martirit Havzi Nela: njëkohshëm është edhe shenjë reflektimi mu në kohën ku ende ndihet mungesa e plotë e refleksionit politik, historik dhe kulturor mbi të shkuarën. Ky libër, veç të tjerash, përveçse është një përpjekje për të shmangur harresën, është gjithashtu sadopak edhe një trazim ndërgjegjes.

PETRIT PALUSHI Nëntor, 2005


AGIM MORINA

PËRFAQËSUES I DINJITETSHËM I SHQIPTARËVE

Asht pohue jo një herë se në Shqipninë Administrative nuk paskish egzistue disidenca; se paskish qenë e pamundun me pasë disidenta. Mâ e keqja âsht se këtê e thonë disa apologjetë të deridjeshëm të regjimit enverist, disa që shkruen romane, poema e poezi, artikuj e pamflete prej të cilave sot turpnohen dhe s’i përmendin mâ në bibliografitë e tyne. Të tillët janë në gjendje me e shpallë të çmendun e frigacak një popull të tanë vetëm e vetëm mos me iu ra hija vetes së tyne. Kjo, natyrisht, âsht edhe një sallto majmuni në vargun e majmunllëqeve të pafund të këtyne qenieve të mjera. Sepse Shqipnia Administrative ka pasë disidencë dhe ka pasë disidenta. Ashtu qysh ka pasë poetë të oborrit dhe xhelatë. Sepse njena pa tjetrën nuk mujnë me egzistue. Nuk mujmë me folë për diktaturën e cila s’ka disidencë dhe as për disidencën pa diktaturë. Sepse ateherë bâjmë fjalë për një popull të çnjerizuem krejtësisht. Natyrisht, mâ së paku u takon knusëve të deridjeshëm enveristë me folë për egzistimin apo mosegzistimin e disidencës në Shqipni.

Sepse atëherë do të duhej të pyeteshim se kush dhe çka ishte Vinçenc Prenushi, kush dhe ç’ishte Musine Kokalari; kush dhe ç’ishte Kasëm Trebeshina; kush dhe ç’ishte Arshi Pipa; kush dhe ç’ishte Selman Riza; kush dhe ç’ishte Petro Marko, Visar Zhiti apo Frederik Rreshpja… dhe vargu vazhdon kështu i gjatë. Dhe në fundin e këtij vargu vijmë para një trekandëshi. Në atë trekandsh gjejmë të shkrueme me të zezë: Havzi Nela dhe me të kuqe Armiku i Popullit dhe i Partisë! Dhe n’atë trekandsh tundet trupi i pajetë i disidentit të fundit: Havzi Nelës. Të thuesh pas gjithë kësaj se nuk ka pasë disidencë do me thanë Do me thanë se Havzi Nelën s’e kanë gjykue e s’e kanë varë në me i la duert si Pilati. Do me thanë me pohue se krim s’paskish pase. shesh.

S’e kanë pushkatue Prenushin. Këta njerëz kanë kalue pashë më pashë ferrin për ta ruejtë dinjitetin e tyne njerëzor dhe kështu edhe dinjitetin kolektiv. Për me mos lanë që të vijë dita e dikush me pohue se s’paskish pasë disidencë, se s’paskish pasë disidenta! Dhe ata mâ të paftyrët prapë dalin e thonë se s’ka pasë disidencë, s’ka pasë disidenta. Për mendjet e kulturës shqiptare janë dy pika të segmentit të agut dhe të muzgut të krimit enverist: Vinçenc Prenushi dhe Havzi Nela. Por, derisa Vinçenc Prenushi, përveç tjerash, përfaqëson, për regjimin enverist, edhe “kundërshtarin ideologjik”, pra, ai përfaqëson një shtresë “anmiqësore”, grup njerëzish të organizuem mes vete dhe egzekutimi i tij ka arsyetimin qesharak të qërimit të hesapeve me ‘anmiq të mbrendshëm e të jashtëm’, varja e Havzi Nelës nuk e ka mâ as këtë arsyetim.

Thjesht, prej Prenushit deri te Nela zhveshet maska e një përbindshi që për gjysmë shekulli shkalafiti një popull. Popullin e vet. Në muzgun e regjimit kemi një gjendje kur Nela nuk e përfaqëson askend përveç vetvetes. Ai s’âsht i organizuem në asnjë grup, qoftë artistik, sepse grupet u asgjâsuen prej ‘nënës Parti’ si kërcënime të përhershme të sigurisë së shtetit e të Partisë. Dhe me 1989, shoqnia shqiptare, s’ishte mâ as shoqni. Ishte mizëri njerëzish të pashpresë, të dëshpruem, të thyem, të mpakun brenda një burgu me mure të nalta, e me burgje të vogla brenda burgut të madh. Kështu tue mos lejue egzistencën e grupeve të vogla, dallimeve formale artistike apo ideologjike enverizmi krijoi automatikisht partinë ma të madhe opozitare Partinë e Popullit Shqiptar: me anëtarë të dëshpruem e të pashpresë. Dhe, Havzi Nela, nuk âsht mâ përfaqësues i jezuitve, as i françeskanëve apo i benediktinëve; as i halvetive, apo i kaderive; as i surealistëve, as modernistëve, as i postmodernistëve. Ai âsht vetëm përfaqësues i dinjitetshëm i shqiptarëve të Shqipnisë Administrative: popullit mâ të përvuejtun, mâ të dëshpruem në Europën e kësaj kohe. I njenës nga popujt mâ të shafitun në botë. Nuk asht çudi pse âsht kështu. Sepse dehja kriminale, sadizmi pati shkue shumë larg. Shumë mâ larg se sa që mun m’u marrë me mend të shëndosha…

Enverizmi, me varjen e Havzi Nelës dëshmoi se kishte shkue aq larg sa po ta pyesnin, si atë kriminelin e shumëfishte amerikan para egzekutimit të tij se cila ishte dëshira e tij e fundit ai kishte thanë: “Do të kisha dashë që i tanë njerëzimi me pasë një fyt me duert e mia rreth tij”. E regjimi enverist, para fundit të tij, me aktin ndaj Havzi Nelës, tha: “Kisha dashë që i tanë populli shqiptar me pasë një fyt me lakun e Partisë së Punës në fyt”. Havzi Nela tashmâ âsht simbol i trishtimit tonë kombëtar. Sa herë që mendoj për tê më kthehet në kujtesë një thanie e Lagushit Urtak i cili tue folë për Prenushin me një koleg të tij kishte thanë: Na e vramë Prenushin. ‘Kolegu ishte trishtue tue thanë se nuk kishte qenë kjo në dorën e tyne dhe se ata s’e kishin egzektue. Dhe, për këtê, Lasgushi ishte përgjegjë: ‘E çka bëmë ne për ta ndalur këtë?’ Caku i idesë së Lasgushit âsht, në të vërtetë, thelbi i egzistencës së një bashkësie njerëzore. Kohezioni, forca, thelbi i një shoqnie varet pikërisht prej solidaritetit ndërnjerëzor mbrenda këtij grupi.

Lexo më shumë  Zbulohen lidhjet. Bashkëpronari i objektit pa qira të gruas së Veliajt, ka përfituar tenderë në Bashkinë e Tiranës

Mbas çdo të keqe apo të mire gjithmonë ka me qëndrue si shpatë pikërisht kjo pyetje: ‘Çka bamë na?’. Cila âsht shkalla mâ poshtnuese për një individ – popull i cili don me dalë jashtë nuk i lejohet, don me punue – i ndalohet, don me shkrue – i lidhen duert, done folë – i vêhet litari në fyt! Çka detyrohet me bâ, pra, individi – popull. Këtê e tregon Havzi Nela në një letër të tij:

 “Unë jam mirë, vetëm kam qenë afro 20 ditë pak si pa qejf, se kam këputë mish në shpatullën e majtë nga puna që baj me bel tue i dhanë krahut me forcë për të hedhë sa ma larg lloçin. (Vlonë, me 21.7.1970)

 Sa larg mun m’u hedhë lloçi? Sa âsht më së largu? Kurrkush nuk e din. Në Shqipninë Administrative kishte lloç sa të duesh. Dhe detyra e një populli të tanë, e një shoqnie të tanë, mujke me u përkufizue në këtë shprehje: hidhe lloçin sa mâ larg! Të tjerat i din Partia. Kjo ishte formula pse dhe si ishte skllavërue një popull i tanë. Krahasue me Shqipninë Adminstrative, me qenë disident në Rusi apo në vende tjera ruso-komuniste, ka qenë lojë fëmijësh. Sepse atje, megjithatë, më 1988 nuk u var ndonjë poet! Kjo âsht marrja jonë, me lejue në asnjë mënyrë. Po, Dhe të thuesh s’ka pasë disidenta âsht fyemje që për herë të dytë e vê në litar një Havzi Nelë. E këtê, një komb i kthjellun, nuk duhet me lejue në asnjë mënyrë.

Nderi dhe dijiteti njerëzor kjo âsht ajo për të cilin u flijue Havzi Nela. Për dikënd kjo ka me u dukë frazë. Dhe âsht frazë. Por jo në buzët e Havzi Nelës. Ai me aktin e vet të flijimit e ka përtrupëzue frazën dhe e ka kthye në diçka të prekshme, të ndijshme, të goditshme për ne. Po të ishte frazë ajo s’do ta kishte varë atë. Fraza nuk e var askend apo jo? Por, kur Nela ka provue, si një skulptor idealist, me e shkrî në bronz diçka që ai e ka ndie si nder e dinjitet, dikujt kjo i ka pengue. Dhe vetëm kafshës që s’kupton, vetëm jonjeriut i cili s’din çka âsht nder e dinjitet mun me i pengue kjo. Një sistem i tanë shoqnor ishte ndërtue mbi aksioma të këtilla. Dhe Havzi Nela u desh me i ra mohit. Mos me u pajtue. Me sfidue. Nuk ka qenë lehtë. Edhe vetë Nelën e tundojnë dyshimet në, si Krishtin në Malin e Ullinjve.

“…Mue më vjen keq për ty se do të lirohesh e s’patëm nji fëmi që s’paku të lazroheshe me të, mbasi mue s’më ke. Po kur të vijsh në takim do të bisedojmë me zemër të hapun.

Unë i kam vu vehtes për detyrë të ruej nderin dhe dinjitetin tim si njeri, të ruej pastërtinë e shpirtit dhe të zemrës dhe fytyrën të papërlyeme, ashtu si dje jasht, edhe sot këtu brenda, të rroj si njeri dhe të vdes si njeri”. (Vlorë, me 16.9.1968)

Nela, ky vigan intelektual kombëtar, përmasat e madhështisë së të cilit tek pritet me u zbulue e pranue nuk u përkul. Ruejti dinjitetin dhe nderin, jo vetëm të vetes, por edhe të atyne të padinjitetshmëve dhe të pandershmëve të cilët sot i heshtin veprat e tyne ose i riinterpretojnë nëpër intervistat dhe memoaret e pafundme për t’i kallxue sot në një dritë tjetër. Ngjashmënitë me situatat e Krishit nuk përfundojnë vetëm në zellin e ‘farisejve’ shqiptarë dhe vuejtjet dhe egzekutimin, as me mbishkrim mbi krye, por Nela ka primje që në letrat e veta të flasë me figura sikurse ai:

 “Neve na mbetet të durojmë dhe të shpresojmë, tue ruejt të pastër dhe të paprekun nderin, dinjitetin dhe personalitetin tonë njerëzor. Njeriu asht tamam si ujët e burimit që del nga gurra dhe nuk e di se çfarë rruge do të përshkojë mbi sipërfaqe të tokës, nëpër ç’përrojna e lumenj do të bjerë, derisa të zbresë në detet e oqeanet pa fund e pa anë”. (Spaç, me 15.12.1975)

Për ta kunorëzue madhështinë e tij, Nela dëshmoi se ishte me çdo anë i formuem si njeri. Tue qenë në burg kërkonte që të mos ketë hakmarrje kur së shpejti ‘gjithçka ka me marrë fund’. Pse nuk don hakmarrje? Sepse ‘përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija’! Ideja mà e naltë atdhetare shkidhet edhe në çastet må të vështira të jetës. Të këtillë kanë qenë gjithmonë disidentët e vërtetë shqiptarë. Edhe i madhi Mitrush Kuteli, pas një varg vuajtjesh, i kish shkruar bijës së vet: Atdheu është atdhe edhe kur të vret! Dhe, ka pasë pohime e artikuj të fundrrinave mendore të cilët kanë thanë edhe tjetrën, se kinse, në Shqipni s’paskish pasë disidentë ngaqë kjo paskish qenë e pamundun. Nëse disidenca ka pasë kuptim diku dhe nëse ka egzistue dikund atëherë âsht pikërisht Shqipnia ai vend. Ka një varg të tillësh. E ndër ata, natyrisht, ndrin figura e Havzi Nelës, kryedisidentit, disidenca e të cilit e çoi edhe në litar.

 Një nga aktet mâ madhështore që kam pa e ndëgjue në Shqipninë dallim, Administrative, ka qenë pajtimi i plotë i të gjithë disidentave pa të vuejtunve e të pësuemve që mos me pasë hakmarrje. Kjo âsht akti i fundit, mâ i madhi që ata kanë mujtë me bâ për shoqninë shqiptare. Ata i kanë hapë dyert e mëdha të zemrës së tyne për pajtim.

Kurrkush nuk duhet me lejue që kjo pastërti, ky ideal, kjo sakrificë mâ e madhe njerëzore të nëpërkambet prej kurrkujt. Sepse na, shqiptarët, përveç që kemi me çka me u turpnue kemi edhe me çka me u krenue. Dhe që të dyja duhet t’i analizojmë e t’i trajtojmë pa ngurrue. Kjo ka me na e lehtësue ndërtimin e së ardhmes. Nuk muj e mos me përsëritë porosinë madhore të Nelës se: “Shpejt gjithçka ka me marrë fund. Ne do mbyllim shumë gjana dhe do sillemi si njerëz, se përndryshe nuk e merr kurrë vetin Shqipnija. Gjaku me gjak nuk lahet se bahet një pellg tjetër gjaku që s’e lan e s’mundet me e la kurrën e kurrës të parin”!. Po. Gjaku me gjak nuk lahet. Të përkulem Havzi Nela. Por, nderi me nder duhet të çmohet.

 Londër, janar 2003


Shtëpia Botuese: Onufri, 2005


©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *