ArgumentKryesore

Lexim i frazës diplomatike në takimin Kurti-Scholz dhe shpërfillja ndaj Ballkanit të Hapur – “Gjermania nxit Procesin e Berlinit”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz thotë se Gjermania dëshiron të nxisë Procesin e Berlinit.

Deklarata e Scholzit u bë këtë të mërkurë në Berlin, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Scholzi tha se të dyja palët, të Kosovës dhe Serbisë kanë treguar vullnet për të bërë përparime në lidhje me dialogun.

“Vullneti është shumë i madh për të bërë përparime. E para është rigjallërimi i Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit ka dhënë kontribut shumë të madh për bashkëjetesën në Ballkan dhe ne dëshirojmë ta nxisim. E dyta është çështja e anëtarësimit në BE për të cilën kemi folur. Ne e dimë së është një perspektivë realiste”, u shpreh kancelari.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Në gjuhën diplomatike, fjala e kancelarit Scholz për Procesin e Berlinit lexohet edhe si mesazh indiference ndaj Ballkanit të Hapur, duke lënë të nënkuptohet se ky i fundit nuk është në kudër të Procesit të Berlinit dhe as nuk është përgjigje ndaj kërkesave që parashtron Bashkimi Evropian për rajonin.

Fill pas asaj që tha kancelari Scholz, kryeministri Kurti shkoi edhe një hap më tej duke u shprehur se Kosova mbështet Procesin e Berlinit, por jo iniciativa paralele, duke nënkuptuar ‘Ballkanin e Hapur’.

Fakti që z. Kurti shprehet në këtë mënyrë në prani të kancelarit gjerman dhe ky i fundit nuk reagon për të aluduar në ndonjë polemikë apo mosdakordësi, do të thotë se edhe vetë z. Scholz mendon si z. Kurti, që Ballkani i Hapur nuk është në frymën e qëllimeve të integrimit evropian, nuk është në “perspektivën realiste të çështjes së antarësimit në BE” si dhe nuk përbën domosdoshmërisht orientim të rajonit për kah BE-ja.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Frazës së kancelarit Scholz kur thotë se “Gjermania dëshiron të nxisë Procesin e Berlinit” duhet t’i lexojmë edhe vazhdimin e heshtur, të pathënë, por të nënkuptuar: Gjermania dëshiron të nxisë Procesin e Berlinit, por jo Ballkanin e Hapur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *