BotaKryesore

Lëvizje të pazakonta ushtarake në Armeni – Pse po përforcon Rusia bazën në Gyumri me ngarkesa të mëdha armësh?

Gazeta armene Hraparak raporton për një shtim të ndjeshëm të aktivitetit ushtarak në bazën ruse nr. 102 të vendosur në qytetin Gyumri, Armeni.

Sipas burimeve lokale, gjatë javëve të fundit janë zbarkuar përditë avionë të ngarkuar me armatime dhe pajisje ushtarake, në atë që po shihet si një mobilizim i pazakontë në këtë bazë të epokës sovjetike.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

Qëllimi i saktë i këtij grumbullimi të armëve nuk është bërë i ditur. Megjithatë, vëzhguesit rajonalë nuk e përjashtojnë mundësinë që Moska të po përgatitet për zhvillime të reja gjeopolitike në Kaukaz, pavarësisht retorikës publike të qetë të Kremlinit lidhur me qëndrimin në Armeni.

Autoritetet armene janë të vetëdijshme për situatën, por nuk kanë dhënë ende asnjë koment zyrtar.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi

Baza ushtarake ruse në Gyumri daton që nga epoka sovjetike dhe është një ndër instalacionet më të mëdha të Moskës jashtë kufijve të saj. Ajo është pjesë e një marrëveshjeje bilaterale midis Rusisë dhe Armenisë të vitit 1995 dhe ka shërbyer për vite me radhë si qendër për trajnime, dislokime të shpejta dhe ruajtje të pranisë ruse në rajon.

YouTube player