KryesoreLajme

Lëvizja Vetëvendosje publikon listën zgjedhore, bartës i saj Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me partnerët e saj, Partia Guxo dhe Alternativa, ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo listë, e përbashkët sipas tyre përfaqëson vizionin për ndryshime pozitive dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Në krye të listës është Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca e Donika Gërvalla.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Në listë nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Top dhjetëshja e LVV-Partia Guxo-Alternativa:

Albin Kurti

Glauk Konjufca

Donika Gërvalla Schwarz

Avni Dehari

Albulena Haxhiu

Hekuran Murati

Xhelal Sveçla

Mimoza Kusari Lila

Faton Peci

Shqipe Mehmeti Selimi.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së
YouTube player