BallinaLajme

Lëvizja Vetëvendosje! parashikon të fitojë 60 deputetë në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje tha të mërkurën se pret të fitojë 60 deputetë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në Kosovë.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, publikoi një sondazh të kryer javën e shkuar. Sipas këtij sondazhi LVV del parti fituese të zgjedhjeve të ardhshme me më shumë se 50 për qind të votave.

Lexo më shumë  Zulfaj: Lëvizja Vetëvendosje e respektoi Kushtetutën në plotni

Bislimi tha se kjo parti me pak angazhim mund të fitojë më shumë se 60 deputetë.

Sondazhi që ka publikuar ai nxjerr VV-në fituese me 55 deputetë, e ndjekur nga PDK-ja me 19, LDK-ja me 18 e AAK-ja me 8.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Lexo më shumë  ​“Tronditi themelet e shtetit”, Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

Qeveria Hoti u formua pas rrëzimit të qeverisë Kurti. LVV doli partia e parë në zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë në tetor 2019. Por koalicioni mes LVV dhe LDK nuk rezistoi, e për pasojë qeveria Kurti u rrëzua në parlament me 82 vota.

Qeveria e re e Hotit, u formua me anë të koalicionit mes LDK, AAK, Nisma, parti të pakicave si edhe listën serbe.exit/

Rruga Press

YouTube player