KryesoreLajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! mbështetet në zgjedhje nga bashkëkryetari i SPD-së gjermane

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje nga Partia Social-Demokrate e Gjermanisë, përkatësisht nga një prej drejtuesve të kësaj partie.

LVV ka shpërndarë mesazhin e plotë të Lars Klingbeil, që është bashkëkryetar i SPD-së në Gjermani.

“Për të gjithë motrat e vëllezërit në Kosovë, unë jam Lars Klingbeil, drejtues i Partisë Social-demokrate të Gjermanisë. Muajin e ardhshëm, qytetarët në Gjermani dhe Kosovë do t’i drejtohen vendvotimeve dhe do të vendosin për qeverinë e ardhshme. Këto janë kohë emocionuese për të dy shtetet. Si social-demokratë, ne qëndrojmë krah për krah me Albin Kurtin dhe partinë simotër në Kosovë, në betejën tonë të përbashkët për drejtësi sociale, demokraci dhe rritje ekonomike për të gjithë njerëzit në shtetin tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin që ka shpërndarë Vetëvendosje bashkë me mesazhin e Klingbeil-it.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

Ai ka thënë se ndajnë ëndrrën e përbashkët për Bashkimin Evropian, që përfundimisht e integron brenda saj një Ballkan Perëndimor të fuqishëm dhe paqësor.

“Albin Kurti ka treguar një përkushtim të palëkundur për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në udhëheqjen e tij, Albin Kurti ka rritur pagat dhe pagën minimale. Kjo krijoi kushte për rritje ekonomike, më shumë drejtësi sociale, sistem më të mirë shëndetësor dhe arsimor. Prandaj, këto janë disa arsye për të cilat ju inkurajoj të votoni për Albin Kurtin dhe partinë tonë simotër në Kosovë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Oligarkët Devolli paguan qindra-mijëra dollarë për lobim në SHBA, angazhuan kompaninë e njejtë te cilen e kishte kontraktuar edhe Serbia e braça Kariç për lobim kundër Kosovës

Rruga Press

YouTube player