Kuriozitete

Letrat e nisura 75 vjet më parë i mbërrijnë një burri në SHBA

Gary Katen mbeti i habitur kur në shtëpi i erdhi një letër, e nisur 75 vjet më parë. Burri nga New Jersey tha se letra i erdhi në Hackensack dhe mbante vulën e postës më 4 maj 1946.

“Uau, 75 vjet më parë”, deklaroi ai, derisa tha se misteri u rrit kur dy javë më vonë, i mbërriti një letër e dytë. Ai deklaroi se letrat janë korrespondencë, dhe në letër flitej për një udhëtim në Kaliforni mes një çifti.

Burri tha se nuk mund ta shpjegonte ardhjen e letrave në zyrën e tij postare, derisa theksoi se ka nisur t’i hulumtojë “gjurmët” e letrave. Ai ende shpreson të gjejë pronarin e letrës.

“Do të donim t’i takonim njerëzit që u janë drejtuar këto letra, sepse ata duken që janë një familje e mrekullueshme”, tha Katen.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *