BotaKryesore

Letra për Washingtonin, zbardhet çfarë presidentja Osmani i kërkoi presidentit Biden

Presidentja Vjosa Osmani i ka shkruar një letër presidentin amerikan Joe Biden për t’i ndihmuar Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në NATO.

Në letrën e dërguar, Osmani ka shkruar se Kosova aktualisht është një faktor kyç në promovimin e stabilitetit rajonal dhe ka përmendur arritjet e shtetit në respektimin e demokracisë, duke thënë se Kosova si vend i dalë nga lufta, shërben edhe si shembull në këtë drejtim për skenën ndërkombëtare.

Osmani i ka thënë Bidenit se rrethanat e reja të krijuara në Europë pas sulmit rus në Ukrainë kanë prodhuar edhe urgjencën e Kosovës për të hyrë në NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

“Integrimi euroatlantik ka qenë gjithmonë qëllimi ynë, por sot – nën dritën e ngjarjeve të paprecedenta në kontinentin Europian – është prioriteti ynë kryesor i sigurisë kombëtare.

Europa është duke u përballur me kohërat më të errëta dhe të rrezikshme që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Derisa ne ndajmë qëllimin e përbashkët për mbrojtjen dhe promovimin e sigurisë globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë e një rëndësie kruciale. Argumentet që e kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO shpërfillin rëndësinë e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk i shërbejnë interesit të botës së lirë demokratike, e cila është e rrethuar nga tendencat në rritje autoritare dhe politikat e tyre agresive”, ka shkruar Osmani në letër.

Osmani ka shkruar se Kosova edhe pse është vendi më pro amerikan dhe më pro NATO në botë, megjithatë, edhe sot e kësaj dite “mbetet e përjashtuar nga procesi, marrëveshjet dhe programet e zgjerimit të NATO’s, siç është Partneriteti për Paqe (PfP) dhe ende nuk është bërë anëtare e plotë e Kartës së Adriatikut (A5)”.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

“Ne shprehim besimin dhe pritshmërinë tonë që SHBA’ja do të përdorë lidershipin dhe ndikimin e saj për të mbështetur dhe avancuar në mënyrë aktive procesin kompleks të anëtarësimit në NATO për Kosovën duke filluar me programin PfP dhe anëtarësimin e plotë në Kartën e Adriatikut”,

Osmani në fund ka thënë se mezi pret që të takohet me presidentin Biden personalisht.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *